PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhurata doraDhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë
2 min čitanja
Dhurata dora

Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekajt, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe shqetësimin për rastet e tilla që vazhdojnë të tronditin shoqërinë.Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar se çdo rast i tillë lë pas jo vetëm një jetë të humbur, por edhe një familje që duhet të përballet me dhimbje të papërballueshme.“E tmerrshme me marr lajmin për vrasjen e Arlindës. Edhe një jetë e humbur, edhe një familje që duhet me jetu me një dhimbje të papërballueshme”, ka shkruar ajo. Foto: Screenshot/InstagramDhurata ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përsëritjen e rasteve të tilla, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë dhe t’i marrin seriozisht denoncimet, kërkesat për ndihmë dhe rastet e raportuara.Në një tjetër postim, ajo ka shpërndarë edhe një mesazh të Arlindës, ku kjo e fundit kishte shprehur dëshirën që të mos vinte dita kur institucionet përgjegjëse do të detyroheshin të jepnin llogari pasi jeta e saj të ishte marrë.Dora ka përcjellë një thirrje të qartë për mbrojtjen e grave, duke theksuar se ndërhyrja duhet të bëhet me kohë, para se të jetë tepër vonë.Reagimi i saj i bashkohet thirrjeve për drejtësi për Arlindën dhe për veprim konkret të institucioneve, në mënyrë që asnjë jetë tjetër të mos humbet në rrethana të tilla. /Telegrafi/ Foto: Screenshot/Instagram

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekajt, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe shqetësimin për rastet e tilla që vazhdojnë të tronditin shoqërinë.Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar se çdo rast i tillë lë pas jo vetëm një jetë të humbur, por edhe një familje që duhet të përballet me dhimbje të papërballueshme.“E tmerrshme me marr lajmin për vrasjen e Arlindës. Edhe një jetë e humbur, edhe një familje që duhet me jetu me një dhimbje të papërballueshme”, ka shkruar ajo. Foto: Screenshot/InstagramDhurata ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përsëritjen e rasteve të tilla, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë dhe t’i marrin seriozisht denoncimet, kërkesat për ndihmë dhe rastet e raportuara.Në një tjetër postim, ajo ka shpërndarë edhe një mesazh të Arlindës, ku kjo e fundit kishte shprehur dëshirën që të mos vinte dita kur institucionet përgjegjëse do të detyroheshin të jepnin llogari pasi jeta e saj të ishte marrë.Dora ka përcjellë një thirrje të qartë për mbrojtjen e grave, duke theksuar se ndërhyrja duhet të bëhet me kohë, para se të jetë tepër vonë.Reagimi i saj i bashkohet thirrjeve për drejtësi për Arlindën dhe për veprim konkret të institucioneve, në mënyrë që asnjë jetë tjetër të mos humbet në rrethana të tilla. /Telegrafi/ Foto: Screenshot/Instagram

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…