Lista serbe“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?
2 min čitanja
Lista serbe
“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Heshtje.Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, në të cilat fitoi Lista Studentore.Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, u formua në vitin 2013 me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SNS-it dhe Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen mbrëmjen e 25 tetorit.Megjithatë, Vuçiqi deklaroi se SNS kishte fituar “kudo ku jetojnë serbët në rajon”, përfshirë edhe Kosovën.Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, në vendvotimet ku votuan serbët nga Kosova, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” mori rreth 71 për qind të votave, ndërsa Lista Studentore siguroi rreth 21 për qind.Në nivel të Serbisë, megjithatë, Lista Studentore fitoi mbi 52 për qind të votave, ndërsa “Serbia e Bashkuar” e ish-presidentit Vuçiq i mori rreth 39 për qind.Për Ivan Vuçkoviqin, përfaqësues opozitar të serbëve të Kosovës nga Leposaviqi, këto rezultate nënkuptojnë se “asgjë nuk do të jetë më si më parë”.“Liria po na vjen nga Beogradi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).Vuçkoviq dhe përfaqësues të tjerë opozitarë të serbëve në Kosovë e fajësojnë Listën Serbe dhe Vuçiqin për përkeqësimin e pozitës së komunitetit serb.Ata besojnë se pushteti i deritashëm në Serbi, përmes Listës Serbe, ua ka “dorëzuar” institucioneve të Kosovës institucionet serbe dhe kompetencat që Beogradi ushtronte më parë.Aktualisht, në zonat me shumicë serbe në Kosovë, në kuadër të sistemit të Serbisë funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore.“Pas kësaj tradhtie të madhe, si pasojë e së cilës nuk na ka mbetur pothuajse asgjë nga Serbia në Kosovë e Metohi, do të jetë shumë e vështirë”, thotë Vladimir Radosavleviq nga Demokracia Serbe nga veriu i Kosovës, parti opozitare në nivel lokal.Çfarë do të ndodhë me Listën Serbe?Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe për koment pas publikimit të rezultateve të para preliminare në Serbi, por nuk mori përgjigje deri në publi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.