PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekaj​Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë
2 min čitanja
Arlinda zekaj

​Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar sot hetim, transparencë dhe përgjegjësi për mosveprim institucional në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke përkujtuar se ajo kishte kërkuar ndihmë paraprakisht dhe i kishte besuar shtetit për mbrojtje, por ai nuk arriti ta mbronte.Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, deputetja Hoxha tha se Arlinda Zekaj kishte raportuar në Prokurorinë Themelore në Pejë mbi rrezikun që i kanosej.“Një shtet që nuk arriti të mbroj një grua që kërkoi ndihmë. Arlinda Zekaj para se t’i mbyllte sytë përgjithmonë, i kishte shkruar Prokurorisë Themelore në Pejë, kishte treguar për frikën e saj, për dhunën dhe rrezikun që i kanosej. Ajo kishte thënë se shpresa e saj e fundit për mbrojtje ishte shteti. A mund ta imagjinoni se çka mund të thotë kjo, të jetosh me frikë, të kërkosh ndihmë, të mbledhësh guximin për t’ju drejtuar shtetit, t’i besosh shtetit se më në fund dikush mund ta mbrojë dhe në fund të mos jesh më gjallë. Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë atë”, tha Hoxha.Deputetja e PDK-së theksoi se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por alarm shtetëror. Sipas saj, ligjet dhe urdhrat e mbrojtjes nuk i shpëtojnë gratë nëse nuk zbatohen, ndërsa reagimi ndaj rasteve të tilla nuk duhet të kufizohet në ngushëllime dhe dënim të krimit.“Ajo grua nuk është më, një familje është shkatërruar dhe ne kemi dhe një emër tjetër kur thirrje për ndihmë nuk dëgjohen me kohë, kur shteti nuk vepron, kur neglizhenca institucionale shndërrohet në dhunë institucionale dhe merr jetë.. Edhe sa gra të tjera nuk duhet të jenë me ne, duhet të vriten që institucionet tona të kuptojnë se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, është alarm shtetërorë. Ne kemi ligje, u fol për to, kemi urdhra mbrojtjes, por ligjet që nuk zbatohen, duket se nuk i shpëtojnë gratë. Prandaj, sot nuk mjaftojnë as ngushëllimet, dënimi i krimit, as fjalimet tona këtu nuk mjaftojnë. Duhet të ketë hetim, transparen

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar sot hetim, transparencë dhe përgjegjësi për mosveprim institucional në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke përkujtuar se ajo kishte kërkuar ndihmë paraprakisht dhe i kishte besuar shtetit për mbrojtje, por ai nuk arriti ta mbronte.Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, deputetja Hoxha tha se Arlinda Zekaj kishte raportuar në Prokurorinë Themelore në Pejë mbi rrezikun që i kanosej.“Një shtet që nuk arriti të mbroj një grua që kërkoi ndihmë. Arlinda Zekaj para se t’i mbyllte sytë përgjithmonë, i kishte shkruar Prokurorisë Themelore në Pejë, kishte treguar për frikën e saj, për dhunën dhe rrezikun që i kanosej. Ajo kishte thënë se shpresa e saj e fundit për mbrojtje ishte shteti. A mund ta imagjinoni se çka mund të thotë kjo, të jetosh me frikë, të kërkosh ndihmë, të mbledhësh guximin për t’ju drejtuar shtetit, t’i besosh shtetit se më në fund dikush mund ta mbrojë dhe në fund të mos jesh më gjallë. Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë atë”, tha Hoxha.Deputetja e PDK-së theksoi se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por alarm shtetëror. Sipas saj, ligjet dhe urdhrat e mbrojtjes nuk i shpëtojnë gratë nëse nuk zbatohen, ndërsa reagimi ndaj rasteve të tilla nuk duhet të kufizohet në ngushëllime dhe dënim të krimit.“Ajo grua nuk është më, një familje është shkatërruar dhe ne kemi dhe një emër tjetër kur thirrje për ndihmë nuk dëgjohen me kohë, kur shteti nuk vepron, kur neglizhenca institucionale shndërrohet në dhunë institucionale dhe merr jetë.. Edhe sa gra të tjera nuk duhet të jenë me ne, duhet të vriten që institucionet tona të kuptojnë se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, është alarm shtetërorë. Ne kemi ligje, u fol për to, kemi urdhra mbrojtjes, por ligjet që nuk zbatohen, duket se nuk i shpëtojnë gratë. Prandaj, sot nuk mjaftojnë as ngushëllimet, dënimi i krimit, as fjalimet tona këtu nuk mjaftojnë. Duhet të ketë hetim, transparen

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…