PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Topi i artëPse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?
2 min čitanja
Topi i artë

Pse ceremonia e Topit të Artë po mbahet në Londër?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në Londër, larg Parisit, ku ishte organizuar në gjashtë edicionet e fundit.Ceremonia e organizuar nga France Football dhe UEFA po zhvillohet në “London Palladium”, në zonën West End të kryeqytetit anglez, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në historinë e këtij çmimi prestigjioz.Zhvendosja nuk lidhet me zhvillimet e fundit shoqërore në Paris dhe as me mundësinë që çmimin ta fitojë sulmuesi anglez Harry Kane. Vendimi ishte marrë më shumë se një vit më parë dhe lidhet kryesisht me 70-vjetorin e Topit të Artë, si dhe me dëshirën për t'i bërë homazh fituesit të parë të tij, Stanley Matthews. Në vitin 1956, Matthews u shpall fituesi i parë i këtij çmimi, në moshën 41-vjeçare. Deri më sot, ai mbetet futbollisti më i moshuar që e ka fituar Topin e Artë.Organizimi i ceremonisë në Londër shihet gjithashtu si një mundësi për ta zgjeruar më tej shtrirjen ndërkombëtare të çmimit. Pas gjashtë edicioneve radhazi në “Theatre du Chatelet” në Paris, ndryshimi i vendit të organizimit synon t'i japë ceremonisë një dimension më të gjerë ndërkombëtar. As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse kjo zhvendosje do të shënojë fillimin e një tradite të re, me ceremoninë që do të organizohet edhe në qytete të tjera, apo nëse Parisi do të mbetet sërish vendi kryesor i saj në vitet e ardhshme.Londra ofron edhe një simbolikë të veçantë për këtë edicion. Harry Kane, i lindur në kryeqytetin anglez dhe njëri prej favoritëve pas sezonit të tij me Bayern Munichun, është në garë për çmimin përballë emrave si Kylian Mbappé, Lamine Yamal dhe fituesi në fuqi, Ousmane Dembélé. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Në rast të triumfit, Kane do të bëhej anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen, i cili e fitoi këtë çmim në vitin 2001. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në Londër, larg Parisit, ku ishte organizuar në gjashtë edicionet e fundit.Ceremonia e organizuar nga France Football dhe UEFA po zhvillohet në “London Palladium”, në zonën West End të kryeqytetit anglez, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në historinë e këtij çmimi prestigjioz.Zhvendosja nuk lidhet me zhvillimet e fundit shoqërore në Paris dhe as me mundësinë që çmimin ta fitojë sulmuesi anglez Harry Kane. Vendimi ishte marrë më shumë se një vit më parë dhe lidhet kryesisht me 70-vjetorin e Topit të Artë, si dhe me dëshirën për t'i bërë homazh fituesit të parë të tij, Stanley Matthews. Në vitin 1956, Matthews u shpall fituesi i parë i këtij çmimi, në moshën 41-vjeçare. Deri më sot, ai mbetet futbollisti më i moshuar që e ka fituar Topin e Artë.Organizimi i ceremonisë në Londër shihet gjithashtu si një mundësi për ta zgjeruar më tej shtrirjen ndërkombëtare të çmimit. Pas gjashtë edicioneve radhazi në “Theatre du Chatelet” në Paris, ndryshimi i vendit të organizimit synon t'i japë ceremonisë një dimension më të gjerë ndërkombëtar. As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse kjo zhvendosje do të shënojë fillimin e një tradite të re, me ceremoninë që do të organizohet edhe në qytete të tjera, apo nëse Parisi do të mbetet sërish vendi kryesor i saj në vitet e ardhshme.Londra ofron edhe një simbolikë të veçantë për këtë edicion. Harry Kane, i lindur në kryeqytetin anglez dhe njëri prej favoritëve pas sezonit të tij me Bayern Munichun, është në garë për çmimin përballë emrave si Kylian Mbappé, Lamine Yamal dhe fituesi në fuqi, Ousmane Dembélé. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Në rast të triumfit, Kane do të bëhej anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen, i cili e fitoi këtë çmim në vitin 2001. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…