PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MollëtSi t’i ruani mollët dhe patatet gjatë dimrit
2 min čitanja
Mollët

Si t’i ruani mollët dhe patatet gjatë dimrit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mollët dhe patatet mund të qëndrojnë të freskëta për muaj të tërë nëse ruhen në kushtet e duhura. Sipas ekspertëve, temperatura, lagështia dhe mungesa e dritës janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.Mollët preferojnë temperaturat e ulëta, nga -1 deri në 0 gradë Celsius si dhe lagështinë e lartë. Foto ilustrueseNë shtëpi, frigoriferi është një zgjidhje praktike, ndërsa frutat duhet të jenë të shëndetshme, pa dëmtime dhe pa shenja kalbjeje.Disa varietete të vona, si Idared dhe Red Delicious, mund të ruhen deri në pesë muaj në kushte ideale.Patatet, nga ana tjetër, kërkojnë një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, me temperaturë rreth 6–10 gradë Celsius. Ato mund të ruhen në bodrum, depo ose korridor të pa ngrohur, por duhet të mbrohen nga ngrirja. Foto ilustrueseGjithashtu, nuk rekomandohet të lahen para ruajtjes apo të mbahen në enë plastike të mbyllura.Edhe pse patatet mund të ruhen në frigorifer, temperaturat shumë të ulëta mund t'ua ndryshojnë shijen dhe ngjyrën gjatë skuqjes. Ndërsa ekspozimi ndaj dritës shkakton gjelbërimin e tyre dhe mund të rrisë përmbajtjen e përbërjeve potencialisht të dëmshme. Patatet që janë kryesisht të gjelbra duhet të hidhen.Një tjetër këshillë e rëndësishme është që mollët dhe patatet të mos ruhen pranë njëra-tjetrës. Mollët çlirojnë etilen, një gaz që përshpejton mbirjen e patateve. Po ashtu, patatet këshillohet të mbahen larg qepëve dhe hudhrave, pasi aromat e tyre mund të ndikojnë në shijen e tyre.Ruajtja e ndarë, në një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, ndihmon në ngadalësimin e prishjes dhe në mbajtjen e mollëve e patateve të freskëta për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mollët dhe patatet mund të qëndrojnë të freskëta për muaj të tërë nëse ruhen në kushtet e duhura. Sipas ekspertëve, temperatura, lagështia dhe mungesa e dritës janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.Mollët preferojnë temperaturat e ulëta, nga -1 deri në 0 gradë Celsius si dhe lagështinë e lartë. Foto ilustrueseNë shtëpi, frigoriferi është një zgjidhje praktike, ndërsa frutat duhet të jenë të shëndetshme, pa dëmtime dhe pa shenja kalbjeje.Disa varietete të vona, si Idared dhe Red Delicious, mund të ruhen deri në pesë muaj në kushte ideale.Patatet, nga ana tjetër, kërkojnë një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, me temperaturë rreth 6–10 gradë Celsius. Ato mund të ruhen në bodrum, depo ose korridor të pa ngrohur, por duhet të mbrohen nga ngrirja. Foto ilustrueseGjithashtu, nuk rekomandohet të lahen para ruajtjes apo të mbahen në enë plastike të mbyllura.Edhe pse patatet mund të ruhen në frigorifer, temperaturat shumë të ulëta mund t'ua ndryshojnë shijen dhe ngjyrën gjatë skuqjes. Ndërsa ekspozimi ndaj dritës shkakton gjelbërimin e tyre dhe mund të rrisë përmbajtjen e përbërjeve potencialisht të dëmshme. Patatet që janë kryesisht të gjelbra duhet të hidhen.Një tjetër këshillë e rëndësishme është që mollët dhe patatet të mos ruhen pranë njëra-tjetrës. Mollët çlirojnë etilen, një gaz që përshpejton mbirjen e patateve. Po ashtu, patatet këshillohet të mbahen larg qepëve dhe hudhrave, pasi aromat e tyre mund të ndikojnë në shijen e tyre.Ruajtja e ndarë, në një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, ndihmon në ngadalësimin e prishjes dhe në mbajtjen e mollëve e patateve të freskëta për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…