PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shëndetësia në maqedoniMSH: Janë siguruar sensorë për matjen e glikemisë për 800 persona me diabet TIP 1
2 min čitanja
Shëndetësia në maqedoni

MSH: Janë siguruar sensorë për matjen e glikemisë për 800 persona me diabet TIP 1

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministria e Shëndetësisë informon se punon vazhdimisht për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet, përmes sigurimit të terapisë bashkëkohore, pajisjeve ndihmëse mjekësore dhe krijimit të kushteve më të mira për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjes.Nga MSH thonë se sensorët për monitorimin e glikemisë janë siguruar për 800 persona me diabet të tipit 1, në përputhje me Programin për Diabetin dhe konkluzionet e Komisionit Kombëtar për Diabetin."Për këtë qëllim, është realizuar një procedurë e prokurimit publik, e cila është përmbyllur me lidhjen e kontratës në prill të këtij viti dhe e cila është e vlefshme deri në prill të vitit 2028. Me procedurën e fundit të prokurimit publik është siguruar terapi bashkëkohore me insulinë dhe terapi antidiabetike, në sasi të rritura"."Gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti, është kryer edhe zëvendësimi i të gjithë transmetuesve, në përputhje me protokollin, ndërsa pacientëve të përfshirë në Program u janë shpërndarë sasi sensorësh për një periudhë gjashtëmujore, përkatësisht deri në dhjetor të vitit 2026. Pacientët i marrin sensorët në barnatoret e insulinës, në përputhje me regjimin e përcaktuar"."Me sensorë janë përfshirë personat me diabet të tipit 1 deri në moshën 25 vjeç, gratë shtatzëna me diabet të tipit 1, personat e verbër me diabet të tipit 1, si dhe personat me diabet të tipit 1 që kanë komplikime dhe sëmundje shoqëruese më të rënda"."Në këtë mënyrë, në përputhje me mjetet buxhetore në dispozicion, prioritet u është dhënë kategorive më të cenueshme të pacientëve, me qëllim që të sigurohet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të glikemisë dhe menaxhimi më i mirë i sëmundjes", thonë nga MSH.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë informon se punon vazhdimisht për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet, përmes sigurimit të terapisë bashkëkohore, pajisjeve ndihmëse mjekësore dhe krijimit të kushteve më të mira për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjes.Nga MSH thonë se sensorët për monitorimin e glikemisë janë siguruar për 800 persona me diabet të tipit 1, në përputhje me Programin për Diabetin dhe konkluzionet e Komisionit Kombëtar për Diabetin."Për këtë qëllim, është realizuar një procedurë e prokurimit publik, e cila është përmbyllur me lidhjen e kontratës në prill të këtij viti dhe e cila është e vlefshme deri në prill të vitit 2028. Me procedurën e fundit të prokurimit publik është siguruar terapi bashkëkohore me insulinë dhe terapi antidiabetike, në sasi të rritura"."Gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti, është kryer edhe zëvendësimi i të gjithë transmetuesve, në përputhje me protokollin, ndërsa pacientëve të përfshirë në Program u janë shpërndarë sasi sensorësh për një periudhë gjashtëmujore, përkatësisht deri në dhjetor të vitit 2026. Pacientët i marrin sensorët në barnatoret e insulinës, në përputhje me regjimin e përcaktuar"."Me sensorë janë përfshirë personat me diabet të tipit 1 deri në moshën 25 vjeç, gratë shtatzëna me diabet të tipit 1, personat e verbër me diabet të tipit 1, si dhe personat me diabet të tipit 1 që kanë komplikime dhe sëmundje shoqëruese më të rënda"."Në këtë mënyrë, në përputhje me mjetet buxhetore në dispozicion, prioritet u është dhënë kategorive më të cenueshme të pacientëve, me qëllim që të sigurohet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të glikemisë dhe menaxhimi më i mirë i sëmundjes", thonë nga MSH.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…