PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiKosova dhe Holanda synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe bujqësi
2 min čitanja
Vijesti

Kosova dhe Holanda synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe bujqësi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova dhe Holanda synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtëritshme, bujqësisë dhe mbrojtjes, ndërsa po punohet edhe për përmbylljen e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.Kështu u bë e ditur pas takimit të parë me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkërendimin strategjik ndërmjet dy vendeve.Gjatë takimit u diskutua edhe për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me synimin për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin strategjik.Në fokus të bisedimeve ishin edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për mandatin e ri, përfshirë projektet në fushën e hekurudhave dhe digave, si dhe reformat në administratën publike, arsim dhe drejtësi.Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Holandës, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në procesin e integrimit evropian të Kosovës, veçanërisht në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Gjithashtu, është shprehur mirënjohje për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa është theksuar gatishmëria për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.Në fund, është bërë e ditur se palët synojnë që sa më parë të përmbyllin negociatat për marrëveshjen e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave, për ta nënshkruar dhe më pas për ta ratifikuar atë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova dhe Holanda synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtëritshme, bujqësisë dhe mbrojtjes, ndërsa po punohet edhe për përmbylljen e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.Kështu u bë e ditur pas takimit të parë me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkërendimin strategjik ndërmjet dy vendeve.Gjatë takimit u diskutua edhe për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me synimin për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin strategjik.Në fokus të bisedimeve ishin edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për mandatin e ri, përfshirë projektet në fushën e hekurudhave dhe digave, si dhe reformat në administratën publike, arsim dhe drejtësi.Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Holandës, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në procesin e integrimit evropian të Kosovës, veçanërisht në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Gjithashtu, është shprehur mirënjohje për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa është theksuar gatishmëria për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.Në fund, është bërë e ditur se palët synojnë që sa më parë të përmbyllin negociatat për marrëveshjen e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave, për ta nënshkruar dhe më pas për ta ratifikuar atë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…