PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleShpërndahen 92 pajisje bujqësore për fermerët në Drenas
2 min čitanja
Prishtina lokale

Shpërndahen 92 pajisje bujqësore për fermerët në Drenas

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komuna e Drenasit ka njoftuar se sot janë shpërndarë 92 pajisje bujqësore për fermerët lokalë, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief.Sipas njoftimit të komunës, pajisjet e shpërndara përfshijnë 34 makina për mbjelljen e grurit, 16 makina për mbjelljen e misrit dhe 42 freza, të cilat synojnë të lehtësojnë punën e fermerëve dhe të rrisin kapacitetet e prodhimit bujqësor.Në ceremoninë e shpërndarjes mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Donika Prenku, e cila uroi fermerët përfitues dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes konkrete për zhvillimin e bujqësisë në nivel lokal.Vlera e përgjithshme e projektit është 110 mijë e 873.40 euro. Nga kjo shumë, 61 mijë e 350 euro, apo 55 për qind e investimit, financohen nga Islamic Relief, ndërsa 49 mijë e 523.40 euro, apo 45 për qind, mbulohen nga Komuna e Drenasit.Ndërkaq, fermerët përfitues kontribuojnë me 30 për qind të vlerës së komponentës nga e cila përfitojnë, sipas kushteve të përcaktuara në kuadër të projektit.Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se përmes këtij investimi synohet përmirësimi i kushteve të punës për fermerët, rritja e kapaciteteve prodhuese dhe krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.Në fund, komuna ka shprehur mirënjohje për organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në fuqizimin e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komuna e Drenasit ka njoftuar se sot janë shpërndarë 92 pajisje bujqësore për fermerët lokalë, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief.Sipas njoftimit të komunës, pajisjet e shpërndara përfshijnë 34 makina për mbjelljen e grurit, 16 makina për mbjelljen e misrit dhe 42 freza, të cilat synojnë të lehtësojnë punën e fermerëve dhe të rrisin kapacitetet e prodhimit bujqësor.Në ceremoninë e shpërndarjes mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Donika Prenku, e cila uroi fermerët përfitues dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes konkrete për zhvillimin e bujqësisë në nivel lokal.Vlera e përgjithshme e projektit është 110 mijë e 873.40 euro. Nga kjo shumë, 61 mijë e 350 euro, apo 55 për qind e investimit, financohen nga Islamic Relief, ndërsa 49 mijë e 523.40 euro, apo 45 për qind, mbulohen nga Komuna e Drenasit.Ndërkaq, fermerët përfitues kontribuojnë me 30 për qind të vlerës së komponentës nga e cila përfitojnë, sipas kushteve të përcaktuara në kuadër të projektit.Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se përmes këtij investimi synohet përmirësimi i kushteve të punës për fermerët, rritja e kapaciteteve prodhuese dhe krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.Në fund, komuna ka shprehur mirënjohje për organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në fuqizimin e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…