Nenad rashiqNenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
2 min čitanja
Nenad rashiq
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja palët të përqendrohen në integrimet evropiane.“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është pjesë e agjendës evropiane. Pres që kjo të jetë një ndër temat e para kur të formohet Qeveria e re në Serbi. Të rifillojë dialogu që ka ngecur prej një kohe”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivel të lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.Lista Studentore deri më tani nuk është deklaruar për Banjskën apo Radoiçiqin.Qëndrimi i kësaj lëvizjeje politike, të dalë nga protestat studentore kundër korrupsionit në mbarë Serbinë, është se, sipas Kushtetutës, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se ajo do të veprojë në përputhje me të.Para zgjedhjeve, disa kandidatë të Listës Studentore paralajmëruan se, ndër të tjera, do t’i rishqyrtojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Kosovën.Sipas vlerësimeve preliminare, Lista Studentore ka fituar 52,65 për qind të votave, ndërsa Serbia e Bashkuar e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq ka fituar 39,22 për qind.Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën për ta komentuar fitoren e Listës Studentore në Serbi, por ende është në pritje të përgjigjes.Rashiq, nga ana tjetër, thotë se nuk mund të pritet që Lista Studentore të deklarohet publikisht kundër Kushtetutës së vendit të vet kur bëhet fjalë për Kosovën.“Cili përfaqësues politik apo pjesëtar i një lëvizjeje më të gjerë politike do të thoshte se nuk do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën? Kjo quhet ‘të luash në të sigurt’, kur nuk ke informacion të mjaftueshëm për t’u marrë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.