PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SpanjeShqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg
2 min čitanja
Spanje

Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 2019, është arrestuar në aeroportin e Madridit, pas më shumë se një dekade në arrati. Ai duhet të vuajë 6 vjet e 10 muaj burgim, për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, si dhe të paguajë një gjobë prej 64 mijë eurosh, raportojnë mediat italiane.Arrestimi u krye më 22 tetor 2026, gjatë një kontrolli kufitar në aeroportin Madrid-Barajas, në bazë të një urdhër-arresti evropian. Operacioni ishte rezultat i hetimeve të Policisë së Riminit, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe shërbimet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, në kuadër të projektit “Wanted 3”, që synon kapjen e personave të arratisur edhe jashtë Italisë, shkruan La Milano.Sipas hetimeve, shqiptari ishte shpallur i pakapshëm që nga viti 2015 dhe kishte ndryshuar të dhënat personale, duke siguruar edhe një pasaportë të re shqiptare për të shmangur identifikimin nga autoritetet, transmeton Telegrafi.Hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tij të ri dhe të gjurmojnë lëvizjet deri në Spanjë.Çështja lidhet me operacionin antidrogë “Moon Light”, të zhvilluar në Rimini më 10 tetor 2012 kundër një grupi të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit. Gjatë atij operacioni, 34-vjeçari ishte arrestuar së bashku me dhjetë persona të tjerë, pasi iu gjetën rreth një kilogram heroinë.Më 19 shkurt 2019, Prokuroria e Riminit lëshoi urdhrin për vuajtjen e dënimit të formës së prerë. Pas arrestimit në Madrid, shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 2019, është arrestuar në aeroportin e Madridit, pas më shumë se një dekade në arrati. Ai duhet të vuajë 6 vjet e 10 muaj burgim, për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, si dhe të paguajë një gjobë prej 64 mijë eurosh, raportojnë mediat italiane.Arrestimi u krye më 22 tetor 2026, gjatë një kontrolli kufitar në aeroportin Madrid-Barajas, në bazë të një urdhër-arresti evropian. Operacioni ishte rezultat i hetimeve të Policisë së Riminit, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe shërbimet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, në kuadër të projektit “Wanted 3”, që synon kapjen e personave të arratisur edhe jashtë Italisë, shkruan La Milano.Sipas hetimeve, shqiptari ishte shpallur i pakapshëm që nga viti 2015 dhe kishte ndryshuar të dhënat personale, duke siguruar edhe një pasaportë të re shqiptare për të shmangur identifikimin nga autoritetet, transmeton Telegrafi.Hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tij të ri dhe të gjurmojnë lëvizjet deri në Spanjë.Çështja lidhet me operacionin antidrogë “Moon Light”, të zhvilluar në Rimini më 10 tetor 2012 kundër një grupi të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit. Gjatë atij operacioni, 34-vjeçari ishte arrestuar së bashku me dhjetë persona të tjerë, pasi iu gjetën rreth një kilogram heroinë.Më 19 shkurt 2019, Prokuroria e Riminit lëshoi urdhrin për vuajtjen e dënimit të formës së prerë. Pas arrestimit në Madrid, shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…