ShqiperiaU lëndua në sy gjatë protestës, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për Erjon Vishkullin
1 min čitanja
Shqiperia
U lëndua në sy gjatë protestës, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për Erjon Vishkullin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokuroria e Tiranës po heton dëmtimin në sy gjatë protestës të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili ndodhet në Itali për kurimin e nevojshëm.Po ashtu ka nisur hetimi edhe për rastet e dëmtimit të disa personave të tjerë, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit. Deri në këtë fazë të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar.Pas ngjarjes së regjistruar më 24 tetor 2026, janë kryer veprime hetimore për Erjon Vishkullin, mes të cilave sekuestrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).Ndërkohë, autoritetet po punojnë për përcaktimin e mënyrave konkrete të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim përcjelljen e një letërporosie drejtpërdrejt pranë tyre.Prokuroria bën me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi. Paralelisht, po kryhen verifikime për rastet e tjera të dëmtimit të shtetasve, në bashkëpunim me AMP-në. /Tch/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.