PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FranceinfoPamjet nga Tirana i paraqitën si protesta në Francë, dy televizione franceze detyrohen të kërkojnë falje
2 min čitanja
Franceinfo

Pamjet nga Tirana i paraqitën si protesta në Francë, dy televizione franceze detyrohen të kërkojnë falje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy televizione franceze, CNEWS dhe Franceinfo, kanë kërkuar falje pasi transmetuan pamje nga protestat në Tiranë, duke i paraqitur gabimisht si demonstrata në Paris dhe Lion.Gabimi ndodhi të shtunën, më 24 tetor, gjatë raportimit për protestat në Francë kundër kostos së lartë të jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit.CNEWS transmetoi pamje të protestuesve të maskuar në një rrugë të Tiranës, duke i identifikuar si pjesëmarrës në demonstratën pranë Porte d’Italie në Paris. Gjatë transmetimit, komentatori i përshkroi protestuesit si persona që mund të shkaktonin trazira, duke krijuar përshtypjen se situata në kryeqytetin francez po përshkallëzohej. Megjithatë, pamjet ishin filmuar në rrugën Rruga e Durrësit në Tiranë, siç verifikoi agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP).Prezantuesi i CNEWS, Olivier Benkemoun, kërkoi falje në transmetim, duke shpjeguar se redaksia kishte ngatërruar pamjet që vinin nga vende të ndryshme.Ai pranoi se pamjet e protestuesve me fytyra të mbuluara nuk ishin nga Parisi, por nga Shqipëria, shkruan AP, transmeton Telegrafi.Edhe televizioni publik Franceinfo bëri të njëjtin gabim, duke transmetuar pamje të policisë shqiptare me pajisje kundër trazirave dhe automjete që përdornin topa uji, si të ishin nga Lioni. Pas rreth tri minutash, prezantuesi korrigjoi informacionin dhe kërkoi falje, duke konfirmuar se pamjet vinin nga Tirana.Gabimet ndodhën në një ditë kur në Francë ishin organizuar afro 300 demonstrata kundër kostos së jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, gjatë protestave në mbarë vendin u arrestuan 1,314 persona.Rasti shkaktoi kritika ndaj televizioneve për verifikimin e pamjeve para transmetimit, veçanërisht pasi ato u shoqëruan me komente që sugjeronin rrezik për dhunë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy televizione franceze, CNEWS dhe Franceinfo, kanë kërkuar falje pasi transmetuan pamje nga protestat në Tiranë, duke i paraqitur gabimisht si demonstrata në Paris dhe Lion.Gabimi ndodhi të shtunën, më 24 tetor, gjatë raportimit për protestat në Francë kundër kostos së lartë të jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit.CNEWS transmetoi pamje të protestuesve të maskuar në një rrugë të Tiranës, duke i identifikuar si pjesëmarrës në demonstratën pranë Porte d’Italie në Paris. Gjatë transmetimit, komentatori i përshkroi protestuesit si persona që mund të shkaktonin trazira, duke krijuar përshtypjen se situata në kryeqytetin francez po përshkallëzohej. Megjithatë, pamjet ishin filmuar në rrugën Rruga e Durrësit në Tiranë, siç verifikoi agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP).Prezantuesi i CNEWS, Olivier Benkemoun, kërkoi falje në transmetim, duke shpjeguar se redaksia kishte ngatërruar pamjet që vinin nga vende të ndryshme.Ai pranoi se pamjet e protestuesve me fytyra të mbuluara nuk ishin nga Parisi, por nga Shqipëria, shkruan AP, transmeton Telegrafi.Edhe televizioni publik Franceinfo bëri të njëjtin gabim, duke transmetuar pamje të policisë shqiptare me pajisje kundër trazirave dhe automjete që përdornin topa uji, si të ishin nga Lioni. Pas rreth tri minutash, prezantuesi korrigjoi informacionin dhe kërkoi falje, duke konfirmuar se pamjet vinin nga Tirana.Gabimet ndodhën në një ditë kur në Francë ishin organizuar afro 300 demonstrata kundër kostos së jetesës dhe problemeve në financimin e arsimit. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, gjatë protestave në mbarë vendin u arrestuan 1,314 persona.Rasti shkaktoi kritika ndaj televizioneve për verifikimin e pamjeve para transmetimit, veçanërisht pasi ato u shoqëruan me komente që sugjeronin rrezik për dhunë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…