PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjakova lokaleBelgjika planifikon investim në park solar për Ngrohtoren e Gjakovës
1 min čitanja
Gjakova lokale

Belgjika planifikon investim në park solar për Ngrohtoren e Gjakovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në projekte të energjisë së ripërtëritshme.Sipas njoftimit të Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për potencialin e Ngrohtores së Qytetit dhe mundësitë për zhvillimin e saj përmes investimeve të reja.Gjini dhe ambasadori belg kanë vizituar edhe objektin e Ngrohtores, ku është diskutuar për një investim të planifikuar nga Belgjika për ndërtimin e një parku solar, i cili do të prodhojë energji elektrike për nevojat e saj.Projekti, sipas njoftimit, parasheh edhe ruajtjen e energjisë së prodhuar dhe riciklimin e hirit, me synimin e shfrytëzimit më efikas të burimeve energjetike.Gjatë vizitës, ata kanë parë nga afër edhe objektin e vjetër të Ngrohtores, i cili është në proces të rikonstruktimit dhe pritet të shndërrohet në Klub të Biznesit dhe Qendër të Konferencave, një hapësirë që synon të krijojë mundësi të reja për takime dhe bashkëpunim ndërmjet bizneseve.Kryetari Gjini ka vlerësuar gatishmërinë e Belgjikës për bashkëpunim, duke shprehur besimin se investimi i planifikuar do të ndikojë në zhvillimin e Ngrohtores dhe në krijimin e një modeli më modern, efikas dhe të qëndrueshëm të energjisë në Gjakovë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në projekte të energjisë së ripërtëritshme.Sipas njoftimit të Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për potencialin e Ngrohtores së Qytetit dhe mundësitë për zhvillimin e saj përmes investimeve të reja.Gjini dhe ambasadori belg kanë vizituar edhe objektin e Ngrohtores, ku është diskutuar për një investim të planifikuar nga Belgjika për ndërtimin e një parku solar, i cili do të prodhojë energji elektrike për nevojat e saj.Projekti, sipas njoftimit, parasheh edhe ruajtjen e energjisë së prodhuar dhe riciklimin e hirit, me synimin e shfrytëzimit më efikas të burimeve energjetike.Gjatë vizitës, ata kanë parë nga afër edhe objektin e vjetër të Ngrohtores, i cili është në proces të rikonstruktimit dhe pritet të shndërrohet në Klub të Biznesit dhe Qendër të Konferencave, një hapësirë që synon të krijojë mundësi të reja për takime dhe bashkëpunim ndërmjet bizneseve.Kryetari Gjini ka vlerësuar gatishmërinë e Belgjikës për bashkëpunim, duke shprehur besimin se investimi i planifikuar do të ndikojë në zhvillimin e Ngrohtores dhe në krijimin e një modeli më modern, efikas dhe të qëndrueshëm të energjisë në Gjakovë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…