IpkoIPKO mes gjashtë finalistëve të Network X Awards 2026, krahas liderëve botërorë të telekomunikacionit
2 min čitanja
Ipko
IPKO mes gjashtë finalistëve të Network X Awards 2026, krahas liderëve botërorë të telekomunikacionit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Njohje ndërkombëtare për cilësinë dhe avancimin e shërbimeve me fibër optike.IPKO Telecommunications ka shënuar një arritje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare të telekomunikacionit, duke u përzgjedhur mes gjashtë finalistëve të Network X Awards 2026, në kategorinë “Outstanding FTTH Service”, e cila vlerëson arritjet dhe inovacionin në shërbimet e bazuara në teknologjinë e fibrës optike.Në këtë kategori, IPKO u rendit krahas kompanive të njohura ndërkombëtare, përfshirë Huawei, KT, SK Broadband, ZTE Corporation dhe Incognito Software Systems, duke e vendosur Kosovën në mesin e tregjeve të përfaqësuara në një nga platformat e rëndësishme të industrisë globale të telekomunikacionit. Ndërsa çmimi i kësaj kategorie iu nda ZTE Corporation, IPKO mbetet një nga gjashtë finalistët zyrtarë të edicionit 2026, një njohje ndërkombëtare që dëshmon progresin e kompanisë në zhvillimin e shërbimeve fikse.Ky vlerësim vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të IPKO-s për modernizimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, zgjerimin e rrjetit me fibër optike dhe avancimin e shërbimeve fikse (internetit dhe televizionit digjital).Vetëm gjatë periudhës 2025–2026, IPKO ka investuar mbi 10 milionë euro në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës fikse, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj me fibër optike në të gjitha qytetet e Kosovës. Këto investime kanë mundësuar qasje në shërbime moderne të internetit dhe televizionit digjital për mbi 16,000 familje dhe biznese të tjera.Paralelisht me zgjerimin e infrastrukturës, kompania ka avancuar kapacitetet teknologjike duke mundësuar shpejtësi deri në 300 Mbps, stabilitet më të lartë të rrjetit dhe përvojë më cilësore për përdoruesit e shërbimeve të internetit dhe televizionit digjital.“Përzgjedhja e IPKO-s mes finalistëve të Network X Awards 2026 është një njohje ndërkombëtare e investimeve tona të vazhdueshme në infrastrukturë, teknologji dhe cilësi të shërbimeve. Për ne, kjo arritje konfirmon drejtimin tonë strategjik dhe përkusht
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.