PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Petar arsovskiArsovski: Nëse Serbia ecën më shpejt drejt BE-së, do të krijojë presion shtesë mbi Maqedoninë
2 min čitanja
Petar arsovski

Arsovski: Nëse Serbia ecën më shpejt drejt BE-së, do të krijojë presion shtesë mbi Maqedoninë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kthesa zgjedhore në Serbi dhe fitorja e listës studentore hap një dinamikë të re politike në Ballkan, pasojat e së cilës mund të ndihen edhe në marrëdhëniet me Maqedoninë. Analisti politik Petar Arsovski, në një deklaratë për "Sloboden Peçat", vlerësoi se pranimi i shpejtë i humbjes nga Aleksandar Vuçiq është një sinjal pozitiv."Lajmi i parë i mirë nga Serbia është se Vuçiç e pranoi shpejt humbjen, që do të thotë se do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit. Përndryshe, paqëndrueshmëria politike atje do të kishte përhapur dhe do të kishte pasoja politike këtu", thotë Arsovski.Sipas tij, një nga pasojat e mundshme është përshpejtimi i rrugës evropiane të Serbisë dhe harmonizimi i politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, gjë që mund të nënkuptojë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.Nëse Beogradi do të afrohej më shpejt me BE, kjo, sipas Arsovskit, do të krijonte presion shtesë mbi Maqedoninë, duke marrë parasysh përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.Arsovski beson se mbetet për t’u parë nëse lëvizja studentore në Serbi do të ketë ndikim tek të rinjtë në Maqedoni.Ai thekson se studentët në Serbi kanë treguar distancë nga partitë politike ekzistuese, duke theksuar se kërkesat e tyre synojnë ndryshimin e sistemit, jo vetëm zëvendësimin e figurave politike."Do të shohim nëse këto protesta do të na përhapen më 29 nëntor, kur janë planifikuar protesta studentore në të gjithë Evropën, pavarësisht nga protestat e studentëve në Serbi. Do të shohim në vendin tonë nëse do të mobilizohen. Studentët në Serbi kanë rezultuar mjaft cinikë ndaj partive politike, madje i janë përgjigjur në komente Filipçes. Në vendin tonë mund t'i organizojë vetëm "E Majta", por do të shohim nëse do ta bëjnë", thotë Arsovski./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kthesa zgjedhore në Serbi dhe fitorja e listës studentore hap një dinamikë të re politike në Ballkan, pasojat e së cilës mund të ndihen edhe në marrëdhëniet me Maqedoninë. Analisti politik Petar Arsovski, në një deklaratë për "Sloboden Peçat", vlerësoi se pranimi i shpejtë i humbjes nga Aleksandar Vuçiq është një sinjal pozitiv."Lajmi i parë i mirë nga Serbia është se Vuçiç e pranoi shpejt humbjen, që do të thotë se do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit. Përndryshe, paqëndrueshmëria politike atje do të kishte përhapur dhe do të kishte pasoja politike këtu", thotë Arsovski.Sipas tij, një nga pasojat e mundshme është përshpejtimi i rrugës evropiane të Serbisë dhe harmonizimi i politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, gjë që mund të nënkuptojë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.Nëse Beogradi do të afrohej më shpejt me BE, kjo, sipas Arsovskit, do të krijonte presion shtesë mbi Maqedoninë, duke marrë parasysh përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.Arsovski beson se mbetet për t’u parë nëse lëvizja studentore në Serbi do të ketë ndikim tek të rinjtë në Maqedoni.Ai thekson se studentët në Serbi kanë treguar distancë nga partitë politike ekzistuese, duke theksuar se kërkesat e tyre synojnë ndryshimin e sistemit, jo vetëm zëvendësimin e figurave politike."Do të shohim nëse këto protesta do të na përhapen më 29 nëntor, kur janë planifikuar protesta studentore në të gjithë Evropën, pavarësisht nga protestat e studentëve në Serbi. Do të shohim në vendin tonë nëse do të mobilizohen. Studentët në Serbi kanë rezultuar mjaft cinikë ndaj partive politike, madje i janë përgjigjur në komente Filipçes. Në vendin tonë mund t'i organizojë vetëm "E Majta", por do të shohim nëse do ta bëjnë", thotë Arsovski./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…