IzraeliIzraeli vret një vajzë palestineze shtatëvjeçare, mes viktimave të tjera në sulmet në Gaza
2 min čitanja
Izraeli
Izraeli vret një vajzë palestineze shtatëvjeçare, mes viktimave të tjera në sulmet në Gaza
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Katër palestinezë, përfshirë një vajzë 7-vjeçare, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite dhe personave të armatosur të mbështetur nga Izraeli në Gaza, të hënën. Kjo ndodhi në një kohë kur marrëveshja e armëpushimit e vitit të kaluar shkelet çdo ditë, bënë të ditur zyrtarët, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.Një zyrtar në Spitalin "Nasser" në Gazën jugore tha se në spital u sollën trupat e dy të rinjve dhe të një vajze, pas një sulmi ajror dhe të shtënash në zonën "Bir 19", në perëndim të Khan Younis-it.Një palestinez i katërt, Anas Akram al-Humaida, u vra gjithashtu, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në një sulm izraelit në perëndim të Khan Younis-it, sipas burimeve mjekësore.Dëshmitarët theksuan se një dron izraelit kreu disa sulme në "Bir 19" – një zonë ku ndodhen tendat e palestinezëve të zhvendosur – duke vrarë një të ri dhe duke plagosur mesatarisht katër persona të tjerë.Ata shtuan se automjete ushtarake izraelite hapën zjarr të dendur drejt tendave të të zhvendosurve, ndërsa persona të armatosur të mbështetur nga Izraeli qëlluan në zonën përreth. Si pasojë, u vra një tjetër i ri dhe një vajzë 7-vjeçare, e cila u qëllua ndërsa ndodhej brenda tendës së saj.Artileria izraelite bombardoi gjithashtu zonat në lindje të Khan Younis-it, ndërsa automjete ushtarake të vendosura në lindje të qytetit hapën zjarr të dendur.Në Gazën qendrore, një grua palestineze pësoi plagë të shkallës mesatare nga të shtënat izraelite në zonën "Ard al-Shawa", në lindje të Deir al-Balah-ut, bëri të ditur një tjetër burim mjekësor.Dëshmitarët raportuan se automjete ushtarake izraelite përparuan paksa në lindje të Deir al-Balah-ut, nën breshëri të dendura zjarri.Në Gazën veriore, artileria izraelite bombardoi pjesën lindore të qytetit të Gazës, ndërsa tanket e pozicionuara pas "Vijës së Verdhë" hapën zjarr në lindje të lagjeve Shujaiya dhe Tuffah, thanë ata."Vija e Verdhë" shënon zonën ku forcat izraelite u tërhoqën gjatë fazës së parë të marrëves
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.