PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajNëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen e Arlinda Zekajt: Mu copëtua zemra prapë
2 min čitanja
Arlinda zekaj

Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen e Arlinda Zekajt: Mu copëtua zemra prapë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.Përmes një mesazhi të publikuar nga vllau i Liridonës, Leonard Ademaj, ajo ka thënë se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbshme nga humbja e vajzës së saj.Si nënë që ka përjetuar humbjen e vajzës nga një krim, ajo është shprehur se e kupton dhimbjen me të cilën po përballet familja e Arlinda Zekajt.“Si nënë që e kam përjetu dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës time nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj.Ajo ka thënë se vrasja e një tjetër gruaje në Kosovë ia ka rikthyer dhimbjen e humbjes së vajzës.“Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës, Arlinda, u bë viktimë e vrasjes, m’u rihapën plagët e shpirtit dhe m’u copëtua zemra prapë”, ka shkruar ajo.Në fund të mesazhit, nëna e Liridona Ademajt ka theksuar rëndësinë e drejtësisë së shpejtë për familjen e viktimës.“Vetëm drejtësia e shpejtë mund t’i ngushëllojë familjarët”, thuhet në mesazhin e saj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.Përmes një mesazhi të publikuar nga vllau i Liridonës, Leonard Ademaj, ajo ka thënë se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbshme nga humbja e vajzës së saj.Si nënë që ka përjetuar humbjen e vajzës nga një krim, ajo është shprehur se e kupton dhimbjen me të cilën po përballet familja e Arlinda Zekajt.“Si nënë që e kam përjetu dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës time nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj.Ajo ka thënë se vrasja e një tjetër gruaje në Kosovë ia ka rikthyer dhimbjen e humbjes së vajzës.“Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës, Arlinda, u bë viktimë e vrasjes, m’u rihapën plagët e shpirtit dhe m’u copëtua zemra prapë”, ka shkruar ajo.Në fund të mesazhit, nëna e Liridona Ademajt ka theksuar rëndësinë e drejtësisë së shpejtë për familjen e viktimës.“Vetëm drejtësia e shpejtë mund t’i ngushëllojë familjarët”, thuhet në mesazhin e saj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…