PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kylian mbappeAs Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë
2 min čitanja
Kylian mbappe

As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në vendin e parë gjendet sërish Lamine Yamal.Talenti i Barcelonës kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja është publikuar vetëm disa orë para ceremonisë së Topit të Artë, e cila mbahet në Londër.Studimi i CIES bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, niveli i garave ku ata kanë luajtur dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.Pas Yamalit renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është bashkëlojtari i tij Harry Kane me 90.5 pikë. Surpriza më e madhe e kësaj renditjeje është Lionel Messi. Pavarësisht se është 39-vjeçar, ylli argjentinas renditet i katërti me 90.4 pikë, duke dëshmuar se vazhdon të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.Sipas CIES, Messi do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh niveli sportiv i garave ku luajnë futbollistët. Kjo do të thotë se niveli i kampionateve ndikon dukshëm në pikët përfundimtare.Në dhjetëshen e parë ka një prani të fuqishme të Barcelonës, pasi përveç Yamalit, në vendin e tetë renditet Pedri me 90.3 pikë, ndërsa Pau Cubarsi zë pozitën e dhjetë me 90 pikë.Kylian Mbappe renditet i gjashti me 90.4 pikë, pas Desire Doue, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia zë vendin e shtatë. Në dhjetëshen e parë gjendet edhe Erling Haaland, i nënti me 90 pikë. Një prej të dhënave më interesante është pozita e Ousmane Dembeles, fituesit të fundit zyrtar të Topit të Artë, i cili gjendet vetëm në vendin e 27-të të kësaj renditjeje statistikore.Megjithatë, renditja e CIES nuk përcakton fituesin e Topit të Artë, pasi çmimi ndahet përmes votimit. Sidoqoftë, ajo i shton edhe më shumë interesimin garës, ku Yamal vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij.10 futbollistët e parë sip

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në vendin e parë gjendet sërish Lamine Yamal.Talenti i Barcelonës kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja është publikuar vetëm disa orë para ceremonisë së Topit të Artë, e cila mbahet në Londër.Studimi i CIES bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, niveli i garave ku ata kanë luajtur dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.Pas Yamalit renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është bashkëlojtari i tij Harry Kane me 90.5 pikë. Surpriza më e madhe e kësaj renditjeje është Lionel Messi. Pavarësisht se është 39-vjeçar, ylli argjentinas renditet i katërti me 90.4 pikë, duke dëshmuar se vazhdon të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.Sipas CIES, Messi do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh niveli sportiv i garave ku luajnë futbollistët. Kjo do të thotë se niveli i kampionateve ndikon dukshëm në pikët përfundimtare.Në dhjetëshen e parë ka një prani të fuqishme të Barcelonës, pasi përveç Yamalit, në vendin e tetë renditet Pedri me 90.3 pikë, ndërsa Pau Cubarsi zë pozitën e dhjetë me 90 pikë.Kylian Mbappe renditet i gjashti me 90.4 pikë, pas Desire Doue, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia zë vendin e shtatë. Në dhjetëshen e parë gjendet edhe Erling Haaland, i nënti me 90 pikë. Një prej të dhënave më interesante është pozita e Ousmane Dembeles, fituesit të fundit zyrtar të Topit të Artë, i cili gjendet vetëm në vendin e 27-të të kësaj renditjeje statistikore.Megjithatë, renditja e CIES nuk përcakton fituesin e Topit të Artë, pasi çmimi ndahet përmes votimit. Sidoqoftë, ajo i shton edhe më shumë interesimin garës, ku Yamal vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij.10 futbollistët e parë sip

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…