PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aksion simboli“Shteti e vrau Arlindën”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë
2 min čitanja
Aksion simboli

“Shteti e vrau Arlindën”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktivistet e organizatës QIKA kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën” dhe derdhën disa kova me ngjyrë të kuqe në shkallët e institucionit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.Gjatë aksionit, aktivistja Blenda Asllani deklaroi se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore, kishte ndjekur procedurat ligjore dhe kishte siguruar urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj, jeta e saj nuk u mbrojt.“Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara, rreziku ishte i dokumentuar e, megjithatë, pak minuta më vonë Arlindën e vranë”, tha Asllani para mediave.Ajo kritikoi institucionet për dështimin në garantimin e sigurisë së grave që raportojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave institucionalë kur ata nuk arrijnë të parandalojnë vrasjet.“Shteti u kërkon grave të denoncojnë dhunën, të dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhër mbrojtjeje e t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh ajo.Asllani kërkoi që të gjitha institucionet dhe hallkat përgjegjëse të hetohen, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të shmanget përmes ndarjes së kompetencave institucionale.“Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet prapa kompetencave dhe institucioneve për ta shmangur përgjegjësinë. Të gjithë duhet të hetohen. Ngjyra e kuqe që hodhëm sot është akuzë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktivistet e organizatës QIKA kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën” dhe derdhën disa kova me ngjyrë të kuqe në shkallët e institucionit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.Gjatë aksionit, aktivistja Blenda Asllani deklaroi se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore, kishte ndjekur procedurat ligjore dhe kishte siguruar urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj, jeta e saj nuk u mbrojt.“Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara, rreziku ishte i dokumentuar e, megjithatë, pak minuta më vonë Arlindën e vranë”, tha Asllani para mediave.Ajo kritikoi institucionet për dështimin në garantimin e sigurisë së grave që raportojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave institucionalë kur ata nuk arrijnë të parandalojnë vrasjet.“Shteti u kërkon grave të denoncojnë dhunën, të dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhër mbrojtjeje e t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh ajo.Asllani kërkoi që të gjitha institucionet dhe hallkat përgjegjëse të hetohen, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të shmanget përmes ndarjes së kompetencave institucionale.“Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet prapa kompetencave dhe institucioneve për ta shmangur përgjegjësinë. Të gjithë duhet të hetohen. Ngjyra e kuqe që hodhëm sot është akuzë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…