PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pare“Djali i vogël më jep forcë të luftoj” – Rrëfimi prekës i Saranda Jakupit për betejën me kancerin e gjirit në podcastin "Shëndeti në rend të parë"
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

“Djali i vogël më jep forcë të luftoj” – Rrëfimi prekës i Saranda Jakupit për betejën me kancerin e gjirit në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prej rreth gjashtë vjetësh e gjysmë, Saranda Jakupi po përballet me kancerin e gjirit. Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, trajtime të vazhdueshme dhe sfida të mëdha fizike e emocionale janë pjesë e rrugëtimit të saj, të cilin e rrëfeu në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.Jakupi tregoi se përpara diagnostikimit kishte një jetë të qetë dhe nuk e kishte menduar se një ditë do të përballej vetë me këtë sëmundje. - YouTube www.youtube.com Ajo kujtoi se simptomat e para ishin therjet në gjirin e majtë, rrjedhja dhe skuqja, të cilat fillimisht i kishte lidhur me një infeksion të mundshëm.Pas vizitës mjekësore dhe ekzaminimit me ultrazë, iu rekomandua biopsia, rezultati i së cilës konfirmoi diagnozën e kancerit të gjirit.“M'u duk që m'u shemb krejt ajo ndërtesë”, u shpreh Saranda, duke përshkruar tronditjen që përjetoi kur mori lajmin.Ajo tregoi se pas diagnostikimit iu desh të merrte vendime të shpejta për trajtimin, ndërsa një ndër shqetësimet më të mëdha ishte mënyra se si do t'ua komunikonte sëmundjen prindërve, bashkëshortit dhe tre djemve të saj.Saranda rrëfeu se pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale, momenti kur e pa veten në pasqyrë ishte veçanërisht i vështirë.Më vonë iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve të tjera. Sipas saj, deri tani ka kryer nëntë operime, përfshirë ndërhyrjet në të dy gjinjtë dhe në pjesë të tjera të trupit.Edhe pse thotë se është përshtatur me ndryshimet fizike, ajo pranon se përballja emocionale vazhdon të jetë e vështirë, veçanërisht pasi sëmundja ka prekur edhe pjesë të tjera të trupit.Aktualisht, Saranda po vazhdon trajtimin onkologjik dhe tregon se terapia e fundit ka qenë më e rëndë për të sesa trajtimet e mëparshme.“Djali i vogël është arsyeja më e madhe pse vazhdoj”Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte rrëfimi për mbështetjen që merr nga familja, sidomos nga djali i saj më i vogël.Saranda tregoi se bashkëshorti, prindërit, familjarët dhe shoqëria kanë luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e sëmundjes, por djali i vogël mbetet motivi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prej rreth gjashtë vjetësh e gjysmë, Saranda Jakupi po përballet me kancerin e gjirit. Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, trajtime të vazhdueshme dhe sfida të mëdha fizike e emocionale janë pjesë e rrugëtimit të saj, të cilin e rrëfeu në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.Jakupi tregoi se përpara diagnostikimit kishte një jetë të qetë dhe nuk e kishte menduar se një ditë do të përballej vetë me këtë sëmundje. - YouTube www.youtube.com Ajo kujtoi se simptomat e para ishin therjet në gjirin e majtë, rrjedhja dhe skuqja, të cilat fillimisht i kishte lidhur me një infeksion të mundshëm.Pas vizitës mjekësore dhe ekzaminimit me ultrazë, iu rekomandua biopsia, rezultati i së cilës konfirmoi diagnozën e kancerit të gjirit.“M'u duk që m'u shemb krejt ajo ndërtesë”, u shpreh Saranda, duke përshkruar tronditjen që përjetoi kur mori lajmin.Ajo tregoi se pas diagnostikimit iu desh të merrte vendime të shpejta për trajtimin, ndërsa një ndër shqetësimet më të mëdha ishte mënyra se si do t'ua komunikonte sëmundjen prindërve, bashkëshortit dhe tre djemve të saj.Saranda rrëfeu se pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale, momenti kur e pa veten në pasqyrë ishte veçanërisht i vështirë.Më vonë iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve të tjera. Sipas saj, deri tani ka kryer nëntë operime, përfshirë ndërhyrjet në të dy gjinjtë dhe në pjesë të tjera të trupit.Edhe pse thotë se është përshtatur me ndryshimet fizike, ajo pranon se përballja emocionale vazhdon të jetë e vështirë, veçanërisht pasi sëmundja ka prekur edhe pjesë të tjera të trupit.Aktualisht, Saranda po vazhdon trajtimin onkologjik dhe tregon se terapia e fundit ka qenë më e rëndë për të sesa trajtimet e mëparshme.“Djali i vogël është arsyeja më e madhe pse vazhdoj”Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte rrëfimi për mbështetjen që merr nga familja, sidomos nga djali i saj më i vogël.Saranda tregoi se bashkëshorti, prindërit, familjarët dhe shoqëria kanë luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e sëmundjes, por djali i vogël mbetet motivi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…