Jeton zulfaj882 milionë euro nga BE-ja, Zulfaj: Reformat nuk humben - Kosova do t’i zbatojë pavarësisht vonesave në afate
2 min čitanja
Jeton zulfaj
882 milionë euro nga BE-ja, Zulfaj: Reformat nuk humben - Kosova do t’i zbatojë pavarësisht vonesave në afate
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do të mbetet pa u zbatuar, pavarësisht vonesave në përmbushjen e afateve. Ai ka theksuar se, ndonëse është e pafavorshme që Kosova të mos i përfitojë me kohë mjetet financiare të Bashkimit Evropian, reformat e parapara për afatin e 30 qershorit mbeten pjesë e agjendës së vendit.Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me temën “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi në reforma”, Zulfaj ka thënë se shumica e reformave të mbetura pritet të zbatohen gjatë këtij viti.“Ne tashmë e kemi thënë disa herë që reformat nuk humben, ne jemi në një proces të reformave, titulli është “Agjenda e reformave”, sigurisht është keq kur mjetet nuk arrijnë të fitohen në kohë, kjo është çështje edhe e afateve, por të gjitha reformat të cilat kanë qenë të parapara për afatin e 30 qershorit ato janë prapë në agjendën tonë të reformave, shumica që zbatohen këtë vit. Pra, asnjë reformë nuk do të mbetet mbrapa, pra kur jemi tek procesi i reformues, është keq ngecja por sot kemi kohë të diskutojmë”, tha Zulfaj.Ai ka vlerësuar se kritikat e bazuara në fakte dhe informimi i drejtë i publikut janë të rëndësishme për përmirësimin e punës së institucioneve dhe avancimin e procesit të reformave.Sipas tij, Plani i Rritjes parasheh 111 hapa reformues në pesë fusha, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve publike, rritjen ekonomike, krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, avancimin social dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim Zulfaj ka bërë të ditur se Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nga ky plan, prej të cilave një e treta janë grante, ndërsa dy të tretat kredi.“Kritika e mbështetur në fakte e ndihmon punën tonë dhe i përmirëson institucionet. Roli juaj është t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.