PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sulmi terrorist në banjskëSulmi terrorist në Banjskë, ngritët aktakuzë ndaj një personi tjetër
1 min čitanja
Sulmi terrorist në banjskë

Sulmi terrorist në Banjskë, ngritët aktakuzë ndaj një personi tjetër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.Sipas aktakuzës, i pandehuri S.R., së bashku me personat e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.Si pasojë e sulmit në Banjskë, ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa një zyrtar policor ishte plagosur dhe disa të tjerë ishin lënduar.Prokuroria pretendon se qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave kushtetuese të Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të vendit, me synimin për t'ia bashkuar atë Serbisë.Kjo aktakuzë është vazhdim i procedurës penale për rastin e Banjskës, ku Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave.Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.Sipas aktakuzës, i pandehuri S.R., së bashku me personat e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.Si pasojë e sulmit në Banjskë, ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa një zyrtar policor ishte plagosur dhe disa të tjerë ishin lënduar.Prokuroria pretendon se qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave kushtetuese të Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të vendit, me synimin për t'ia bashkuar atë Serbisë.Kjo aktakuzë është vazhdim i procedurës penale për rastin e Banjskës, ku Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave.Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…