PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BraziliLula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa
2 min čitanja
Brazili

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rizgjedhja e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva është përshëndetur nga një numër liderësh evropianë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë vlerësuar fitoren e tij dhe kanë theksuar rëndësinë e demokracisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregtisë së lirë.Ndër të parët që e uruan Lulën ishin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Ata theksuan rëndësinë e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Brazilit, veçanërisht në kuadër të marrëveshjes tregtare me bllokun Mercosur.Reagime pati edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri holandez Rob Jetten dhe kryeministri portugez Luís Montenegro, të cilët vlerësuan marrëdhëniet me Brazilin dhe nevojën për bashkëpunim përballë sfidave globale.Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e cilësoi fitoren e Lulës si një “fitore të madhe”, duke deklaruar se rikthimi i progresivizmit global sapo ka filluar.Në mesin e liderëve të tjerë ndërkombëtarë që reaguan përfshihen edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, presidenti kuban Miguel Díaz-Canel, presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa, presidenti i Uruguait Yamandú Orsi, kryeministri indian Narendra Modi dhe kryeministri kanadez Mark Carney.Rizgjedhja e Lulës shihet si një zhvillim i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Brazilit dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë, në një kohë kur çështjet e tregtisë, klimës dhe rendit global mbeten në qendër të agjendës politike.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rizgjedhja e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva është përshëndetur nga një numër liderësh evropianë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë vlerësuar fitoren e tij dhe kanë theksuar rëndësinë e demokracisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregtisë së lirë.Ndër të parët që e uruan Lulën ishin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Ata theksuan rëndësinë e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Brazilit, veçanërisht në kuadër të marrëveshjes tregtare me bllokun Mercosur.Reagime pati edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri holandez Rob Jetten dhe kryeministri portugez Luís Montenegro, të cilët vlerësuan marrëdhëniet me Brazilin dhe nevojën për bashkëpunim përballë sfidave globale.Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e cilësoi fitoren e Lulës si një “fitore të madhe”, duke deklaruar se rikthimi i progresivizmit global sapo ka filluar.Në mesin e liderëve të tjerë ndërkombëtarë që reaguan përfshihen edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, presidenti kuban Miguel Díaz-Canel, presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa, presidenti i Uruguait Yamandú Orsi, kryeministri indian Narendra Modi dhe kryeministri kanadez Mark Carney.Rizgjedhja e Lulës shihet si një zhvillim i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Brazilit dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë, në një kohë kur çështjet e tregtisë, klimës dhe rendit global mbeten në qendër të agjendës politike.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…