Vrasje ne pejeVrasja në Vitomiricë të Pejës, Kuçi publikon një tjetër letër të Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Vrasje ne peje
Vrasja në Vitomiricë të Pejës, Kuçi publikon një tjetër letër të Arlinda Zekajt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e vrarë me një mjet të mprehtë në Vitomiricë të Pejës. Për rastin, është raportuar se i dyshuari është kunati i saj.Në letrën e publikuar nga Kuçi, Zekaj i ishte drejtuar edhe kryetarit të Gjykatës, duke ngritur shqetësime për reagimin e institucioneve dhe masat e ndërmarra për parandalimin e dhunës ndaj grave.“I nderuar z. Kryetar,Vrasjet nuk qenka të rastësishme\! Tani e shoh a kontribuojnë institucionet në vrasjen e grave.Ju jeni njoftuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero!”, thuhet në letrën e publikuar nga Natyra Kuçi.Kuçi në postimin e saj ka shkruar dhe një citat: “Oj Tyre, i kishin ndalë kamerat, më sulmoi kunati para policisë e ata as nuk reaguan”.Tutje Kuç tha se “Sa i përket gjyqtarit, i cili kishte lëshuar urdhër që Linda të jetonte me burrin në të njëjtën shtëpi, por duke mbajtur 2 metra distancë. Në atë shtëpi ku kunati, vjehrra dhe burri ishin bashkuar për ta ndjekur Lindën, për ta torturuar e për t’ia fshehur djalin. Në atë shtëpi ku përditë arrestohej dikush e lirohej të nesërmen. Edhe për këtë Linda u ankua dhe shkroi. ‘PAS VRASJES TIME NUK PRES TE PERGJIGJENI- POR PRES TE MOS MUND TE FLINI’.Kuçi tha se “policia dhe gjyqësori në Pejë e kanë ditur që Lindës po i rrezikohej jeta sa herë që e kanë lënë te dyert e oborrit, sa herë që nuk ia kanë mundësuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që ajo ta takonte djalin e saj, larg asaj shtëpie”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.