KekKEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin
1 min čitanja
Kek
KEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim mëngjesin e së hënës, më 26 tetor, pas përfundimit të sanimeve.Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka filluar në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme, ajo ka rifilluar prodhimin e energjisë elektrike gjatë orëve të mëngjesit.Me rikthimin e njësisë në operim, ka rifilluar edhe furnizimi me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.KEK-u ka bërë të ditur se rikthimi i njësisë brenda një afati të shkurtër është rezultat i angazhimit të ekipeve teknike, inxhinierëve dhe punonjësve të Termocentralit Kosova B.Korporata ka falënderuar të gjithë punonjësit e përfshirë në sanimin e defektit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në rikthimin e njësisë në funksion dhe në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.