Lumir abdixhikuAbdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin
2 min čitanja
Lumir abdixhiku
Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e arritur në zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, ndërsa gara mbetet e hapur për mandatin e tretë.Përmes një mesazhi të publikuar nga LDK-ja, Abdixhiku e ka cilësuar këtë rezultat si arritje të rëndësishme për përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës.“Kur shqiptarët bashkohen, arritjet historike bëhen të mundshme!”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka uruar qytetarët e tri komunave, kandidatët për deputetë dhe subjektet politike pjesë e Koalicionit Shqiptar, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të faktorit politik shqiptar në Luginë.“Bashkimi i faktorit shqiptar në Luginë ka qenë gjithmonë qëllimi ynë. Për të jemi angazhuar me bindjen se interesat e përbashkëta janë më të mëdha se dallimet partiake”, ka deklaruar Abdixhiku.Sipas tij, rezultati preliminar përkthehet në përfaqësim më të denjë dhe në një zë më të fuqishëm për shqiptarët e Luginës.Kreu i LDK-së ka theksuar se merita për këtë rezultat u takon qytetarëve që kanë votuar dhe përfaqësuesve politikë që kanë arritur të bashkohen.“Ky unitet duhet të vazhdojë edhe në përfaqësim, në mbrojtjen e të drejtave dhe në punën për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre”, ka shkruar ai.Në fund, Abdixhiku ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës dhe përpjekjet për bashkimin e tyre politik.“LDK do të jetë përherë pranë shqiptarëve të Luginës dhe përkrah çdo përpjekjeje që i bashkon e ua forcon zërin”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.