PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga gjermaniaShqiptari dyshohet se ua vuri zjarrin antenave Starlink në Bullgari, makina e tij thuhet se u përdor në këtë ngjarje
2 min čitanja
Lajme nga gjermania

Shqiptari dyshohet se ua vuri zjarrin antenave Starlink në Bullgari, makina e tij thuhet se u përdor në këtë ngjarje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

I. Z, 19 vjeçar, shqiptar me shtetësi gjermane, është një nga dy personat e dyshuar për zjarrvënien ndaj antenave të internetit satelitor Starlink pranë Sofjes, në Bullgari. Autoritetet bullgare kanë kërkuar arrestimin e tij dhe të të dyshuarit tjetër, T.B, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen. Sipas ekspertizës së përmendur nga autoritetet, tri antena u shkatërruan plotësisht, dy u dëmtuan pjesërisht dhe tri të tjera u prekën nga zjarri. Të dyshuarit akuzohen në mungesë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa gjykata në Sofje miratoi lëshimin e urdhërarresteve evropiane ndaj tyre.Një detaj i përmendur gjatë seancës gjyqësore lidhet me automjetin që dyshohet se është përdorur për të shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas raportimit të televizionit publik bullgar BNT, makina kishte targa gjermane dhe, sipas njërit prej avokatëve mbrojtës, i përkiste një shtetasi të Kosovës.Megjithatë, nuk është konfirmuar publikisht se automjeti ishte në pronësi të ndonjërit prej dy të dyshuarve apo se kjo lidhje dëshmon përfshirjen e tyre në incident, transmeton Telegrafi.Avokatët e caktuar nga gjykata kanë vënë në dyshim provat kundër të rinjve, duke argumentuar se personat që shfaqen në pamjet e kamerave janë të maskuar dhe nuk mund të identifikohen qartë. Prokuroria, ndërkaq, i referohet fotografive, të dhënave për lëvizjen e automjetit, dëshmive të dëshmitarëve dhe ekspertizës së antenave të dëmtuara.Nëse shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë dënim me burgim nga tre deri në 12 vjet, sipas dispozitave ligjore të përmendura nga autoritetet bullgare.Rasti po ndiqet nga autoritetet bullgare në një kohë kur janë raportuar edhe incidente të tjera ndaj infrastrukturës Starlink në Evropë. Megjithatë, nuk është konfirmuar se zjarrvënia pranë Sofjes ka lidhje me rastet e tjera./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

I. Z, 19 vjeçar, shqiptar me shtetësi gjermane, është një nga dy personat e dyshuar për zjarrvënien ndaj antenave të internetit satelitor Starlink pranë Sofjes, në Bullgari. Autoritetet bullgare kanë kërkuar arrestimin e tij dhe të të dyshuarit tjetër, T.B, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen. Sipas ekspertizës së përmendur nga autoritetet, tri antena u shkatërruan plotësisht, dy u dëmtuan pjesërisht dhe tri të tjera u prekën nga zjarri. Të dyshuarit akuzohen në mungesë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa gjykata në Sofje miratoi lëshimin e urdhërarresteve evropiane ndaj tyre.Një detaj i përmendur gjatë seancës gjyqësore lidhet me automjetin që dyshohet se është përdorur për të shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas raportimit të televizionit publik bullgar BNT, makina kishte targa gjermane dhe, sipas njërit prej avokatëve mbrojtës, i përkiste një shtetasi të Kosovës.Megjithatë, nuk është konfirmuar publikisht se automjeti ishte në pronësi të ndonjërit prej dy të dyshuarve apo se kjo lidhje dëshmon përfshirjen e tyre në incident, transmeton Telegrafi.Avokatët e caktuar nga gjykata kanë vënë në dyshim provat kundër të rinjve, duke argumentuar se personat që shfaqen në pamjet e kamerave janë të maskuar dhe nuk mund të identifikohen qartë. Prokuroria, ndërkaq, i referohet fotografive, të dhënave për lëvizjen e automjetit, dëshmive të dëshmitarëve dhe ekspertizës së antenave të dëmtuara.Nëse shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë dënim me burgim nga tre deri në 12 vjet, sipas dispozitave ligjore të përmendura nga autoritetet bullgare.Rasti po ndiqet nga autoritetet bullgare në një kohë kur janë raportuar edhe incidente të tjera ndaj infrastrukturës Starlink në Evropë. Megjithatë, nuk është konfirmuar se zjarrvënia pranë Sofjes ka lidhje me rastet e tjera./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…