PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajKryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje
2 min čitanja
Arlinda zekaj

Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeprokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime për të shqyrtuar trajtimin institucional të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është autorizuar koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve ku viktimë ishte Zekaj.Po ashtu, kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, i është kërkuar raport i detajuar me shkrim për mënyrën se si janë trajtuar rastet e të ndjerës. Arlinda Zekaj kërkoi llogaridhënie tri ditë para vrasjes, Prokuroria konfirmon se nisi shqyrtimin e parashtresës Raporti duhet të përfshijë kronologjinë e rasteve, personat e raportuar, prokurorët përgjegjës, veprimet procedurale, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse.Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës, komunikimit me Policinë e Kosovës dhe institucioneve të tjera, si dhe trajtimit të shkresës së Zekajt të datës 22 tetor 2026.Në kuadër të këtyre veprimeve, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar që të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me të gjitha rastet e raportuara nga Zekaj në polici.Sipas njoftimit, shqyrtimi do të përfshijë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve të saj, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.Këto veprime synojnë të vlerësojnë ligjshmërinë e trajtimit të rasteve dhe të identifikojnë përgjegjësinë e mundshme individuale dhe institucionale. “Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se çështja do të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme, ndërsa pas analizimit të dokumentacionit dhe raporteve do të ndërmerren veprimet përkatëse.“Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeprokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime për të shqyrtuar trajtimin institucional të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është autorizuar koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve ku viktimë ishte Zekaj.Po ashtu, kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, i është kërkuar raport i detajuar me shkrim për mënyrën se si janë trajtuar rastet e të ndjerës. Arlinda Zekaj kërkoi llogaridhënie tri ditë para vrasjes, Prokuroria konfirmon se nisi shqyrtimin e parashtresës Raporti duhet të përfshijë kronologjinë e rasteve, personat e raportuar, prokurorët përgjegjës, veprimet procedurale, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse.Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës, komunikimit me Policinë e Kosovës dhe institucioneve të tjera, si dhe trajtimit të shkresës së Zekajt të datës 22 tetor 2026.Në kuadër të këtyre veprimeve, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar që të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me të gjitha rastet e raportuara nga Zekaj në polici.Sipas njoftimit, shqyrtimi do të përfshijë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve të saj, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.Këto veprime synojnë të vlerësojnë ligjshmërinë e trajtimit të rasteve dhe të identifikojnë përgjegjësinë e mundshme individuale dhe institucionale. “Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se çështja do të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme, ndërsa pas analizimit të dokumentacionit dhe raporteve do të ndërmerren veprimet përkatëse.“Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…