GrevëPunëtorët e “Infrakos”-it protestojnë për paga, paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse bordi nuk reagon
2 min čitanja
Grevë
Punëtorët e “Infrakos”-it protestojnë për paga, paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse bordi nuk reagon
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” kanë protestuar të hënën para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, duke kërkuar indeksimin e pagave dhe paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale, deri në grevë të përgjithshme, nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje konkrete nga bordi i ndërmarrjes, raporton KosovaPress.Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”-it, Hysen Nikqi, tha se protesta është organizuar si shenjë pakënaqësie për mosindeksimin e pagave, pasi takimet me drejtuesit e ndërmarrjes dhe bordin, i cili përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk kanë sjellë rezultate konkrete.Ai bëri të ditur se takimi me kryeshefin e ndërmarrjes, i mbajtur më 4 korrik, kishte përfunduar pa rezultat, ndërsa as bisedimet me bordin nuk kishin sjellë ndonjë zgjidhje."Sot punëtorët e ndërmarrjes publike Infrakos kemi organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie për mos indeksimin e pagave të punëtorëve. Kërkesa kemi bërë të pareshtura, kurrë nuk jemi ndalë me kërkesa. Ndërsa takime me kryeshefin e Infrakos e kemi pas një takim me datën 4 korrik dhe ka rezultuar i pasuksesshëm. Pastaj kemi pas edhe një takim të vetëm me bordin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe pas bisedimeve të shumta me të nuk kemi pas asnjë rezultat konkret. Kërkesa e tyre ka qenë që me prit deri në pafundësi që është e pamundur me prit", ka thënë Nikqi.Sipas tij, pakënaqësitë janë shtuar pas vendimit për rritjen e pagës minimale, pasi kjo rritje nuk ka adresuar dallimet mes pagave dhe përgjegjësive të punëtorëve."Kush e shkaktoi këtë pakënaqësi. Në momentin kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale, ka qenë shumë e mirëseardhur për një pjesë të madhe të punëtorëve te Infrakos. Për pjesën tjetër ka shkaktuar pakënaqësi. Sepse nuk barazohet paga e atëhershme ose ajo që është ekzistuese me përgjegjësitë e punëtorëve. Kështu ka qenë e domosdoshme një indeksim i pagave. Pastaj kur kjo të rregullohet vjen në shprehje kërkesa për rritjen e pagave, por deri më sot nuk kemi has në mirëkupt
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.