PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vivo y600vivo Y600 prezantohet zyrtarisht me bateri 10,000 mAh dhe ekran 6,83 inç
1 min čitanja
Vivo y600

vivo Y600 prezantohet zyrtarisht me bateri 10,000 mAh dhe ekran 6,83 inç

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Siç ishte premtuar, vivo Y600 është tashmë i disponueshëm për porosi paraprake në Kinë, ndërsa shitjet e hapura pritet të fillojnë më 30 tetor. Telefoni vjen me një bateri gjigante prej 10,000 mAh, e cila ka vendosur edhe një Rekord Botëror Guinness për qëndrueshmërinë e baterisë.Sipas testimit të Rekordeve Botërore Guinness, telefoni funksionoi për 32 orë e 37 minuta gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të vazhdueshëm. Bateria prej 10,000 mAh mbështet karikimin e shpejtë me kabllo 44W, si dhe karikimin e pajisjeve të tjera përmes kabllos.Pajisja është e pajisur me një ekran AMOLED 6,83 inç me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe fuqizohet nga çipseti Dimensity 7300e. Ajo përfshin gjithashtu një sensor kryesor të pasmë prej 50 MP dhe një kamerë të përparme (selfie) prej 8 MP.vivo Y600 ofron një skaner të gjurmëve të gishtërinjve të integruar nën ekran, mbështetje për NFC, si dhe vlerësimin e mbrojtjes IP68.Duke parë specifikimet dhe dizajnin, mund të thuhet me siguri se Y600 është në thelb një version i riemërtuar i vivo S2 FE/V80 Lite, i dedikuar për tregun kinez.vivo Y600 është i disponueshëm në ngjyrat: Diamond Gold (Artë Diamanti), Obsidian Black (E zezë Obsidian) dhe Sapphire Blue (Blu Safir). /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Siç ishte premtuar, vivo Y600 është tashmë i disponueshëm për porosi paraprake në Kinë, ndërsa shitjet e hapura pritet të fillojnë më 30 tetor. Telefoni vjen me një bateri gjigante prej 10,000 mAh, e cila ka vendosur edhe një Rekord Botëror Guinness për qëndrueshmërinë e baterisë.Sipas testimit të Rekordeve Botërore Guinness, telefoni funksionoi për 32 orë e 37 minuta gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të vazhdueshëm. Bateria prej 10,000 mAh mbështet karikimin e shpejtë me kabllo 44W, si dhe karikimin e pajisjeve të tjera përmes kabllos.Pajisja është e pajisur me një ekran AMOLED 6,83 inç me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe fuqizohet nga çipseti Dimensity 7300e. Ajo përfshin gjithashtu një sensor kryesor të pasmë prej 50 MP dhe një kamerë të përparme (selfie) prej 8 MP.vivo Y600 ofron një skaner të gjurmëve të gishtërinjve të integruar nën ekran, mbështetje për NFC, si dhe vlerësimin e mbrojtjes IP68.Duke parë specifikimet dhe dizajnin, mund të thuhet me siguri se Y600 është në thelb një version i riemërtuar i vivo S2 FE/V80 Lite, i dedikuar për tregun kinez.vivo Y600 është i disponueshëm në ngjyrat: Diamond Gold (Artë Diamanti), Obsidian Black (E zezë Obsidian) dhe Sapphire Blue (Blu Safir). /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…