Viktor orbanAdministrata Trump e sheh Orbanin si kreun e ardhshëm të OKB-së?
2 min čitanja
Viktor orban
Administrata Trump e sheh Orbanin si kreun e ardhshëm të OKB-së?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti amerikan Donald Trump po e propozon ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, sipas një raporti që citon burime nga tri vende të ndryshme.Zyrtarë amerikanë thuhet se i janë drejtuar Orbanit me këtë propozim dhe e kanë inkurajuar atë të hyjë në garë. Ndonëse ai ka shfaqur interes, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të kandidojë apo jo.Sipas raportit, Uashingtoni beson – bazuar në diskutime të mëparshme – se edhe Rusia dhe Kina do ta mbështesnin Orbanin, duke e bërë atë potencialisht një kandidat të përbashkët të mbështetur nga të tria këto fuqi.Zyrtarë nga SHBA-ja dhe një vend tjetër thanë se, kur Uashingtoni, Moska dhe Pekini bien dakord për një rezultat në Këshillin e Sigurimit, ata zakonisht mund ta sigurojnë atë.Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit pranoi se propozimi fillimisht dukej i pamundur, por theksoi se Orbani mund të sigurojë mbështetje të konsiderueshme brenda Këshillit.Zyrtari vlerësoi se tetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit do ta mbështesnin "lehtësisht" kandidaturën e tij, me mundësinë për të siguruar deri në 10 vota.Megjithatë, raporti nuk përmend ndonjë angazhim publik nga ndonjë vend për të mbështetur Orbanin.Një pyetje kyçe është se si do të reagojnë Mbretëria e Bashkuar dhe Franca – të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje.Raporti sugjeron se këto dy vende mund të mos e bllokojnë një kandidat që mbështetet nga shumica e Këshillit dhe nga tri anëtarët e tjerë të përhershëm. Megjithatë, nuk përmendet që Londra apo Parisi të kenë mbajtur ndonjë qëndrim zyrtar.Sipas raportit, emri i Orbanit doli në pah disa herë gjatë diskutimeve mes zyrtarëve amerikanë lidhur me kandidatin e tyre të preferuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Zyrtarët amerikanë thuhet se shprehën dëshirën për "dikë si Orbani" – një sugjerim me të cilin u pajtuan edhe homologët e tyre kinezë dhe rusë. Më pas, Uashingtoni filloi të shqyrton
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.