PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Zgjedhjet në serbiAleksandar Vuçiqi rrëzohet nga lëvizja studentore në zgjedhjet që tronditën vendin
2 min čitanja
Zgjedhjet në serbi

Aleksandar Vuçiqi rrëzohet nga lëvizja studentore në zgjedhjet që tronditën vendin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga: Ashifa Kassam dhe Ana Milosavleviq në Beograd / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comUdhëheqësi prej shumë vitesh i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen, duke hapur rrugën për një ndryshim të thellë politik pas zgjedhjeve historike, në të cilat udhëheqësi gjithnjë e më autoritar u përball me një lëvizje të udhëhequr nga studentët, e cila kishte kaluar dy vjet duke protestuar kundër qeverisë së tij.Vuçiqi iu referua rezultateve paraprake, të cilat tregonin se votuesit i kishin mbështetur në mënyrë dërrmuese studentët, duke u dhënë atyre potencialisht shumicën në parlamentin 250-vendësh të vendit.“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare”, u tha Vuçiqi mbështetësve në selinë e partisë së tij në Beograd. “Në bazë të një kampioni ... është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje, Lista Studentore ka fituar, ata do të kenë mes 135 dhe 140 vende, ndërsa ne do të kemi 105”.Një kampion përfaqësues i përgatitur nga institutet e sondazheve CeSID-IPSPS tregonte se lista e kandidatëve të Listës Studentore do të kishte 138 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e djathtë e Vuçiqit kishte siguruar 104 vende. Sipas instituteve të sondazheve, vendet e mbetura kishte të ngjarë të ndaheshin mes partive të pakicave kombëtare etnike.Kur u përhap lajmi se 12 viteve të Vuçiqit në pushtet u kishte ardhur fundi, në rrugët e Beogradit dhe të qyteteve të tjera shpërthyen festimet.Në kryeqytet, Ivana, 43 vjeçe, ishte e ngazëllyer. “Për mua kjo ndihet si nata e Vitit të Ri, si tri net të Vitit të Ri njëherësh, vërtet”, tha ajo. “Më në fund mund të marrim frymë sërish”. Ajo shtoi se shpresonte që anëtarët kryesorë të regjimit të rrëzuar të viheshin shpejt para përgjegjësisë, një premtim kyç i fushatës së Listës Studentore.Të tjerët u shtrëngonin duart policëve në rrugë, përplasnin pëllëmbët me ta dhe i përqafonin, ndërsa nga makinat që kalonin dëgjohej një kor borish.Në selinë e Listës Studentore, mbështetësit brohorisnin “Fitore, fitore!”, ndërsa duartrokisnin, qanin dh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga: Ashifa Kassam dhe Ana Milosavleviq në Beograd / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comUdhëheqësi prej shumë vitesh i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen, duke hapur rrugën për një ndryshim të thellë politik pas zgjedhjeve historike, në të cilat udhëheqësi gjithnjë e më autoritar u përball me një lëvizje të udhëhequr nga studentët, e cila kishte kaluar dy vjet duke protestuar kundër qeverisë së tij.Vuçiqi iu referua rezultateve paraprake, të cilat tregonin se votuesit i kishin mbështetur në mënyrë dërrmuese studentët, duke u dhënë atyre potencialisht shumicën në parlamentin 250-vendësh të vendit.“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare”, u tha Vuçiqi mbështetësve në selinë e partisë së tij në Beograd. “Në bazë të një kampioni ... është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje, Lista Studentore ka fituar, ata do të kenë mes 135 dhe 140 vende, ndërsa ne do të kemi 105”.Një kampion përfaqësues i përgatitur nga institutet e sondazheve CeSID-IPSPS tregonte se lista e kandidatëve të Listës Studentore do të kishte 138 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e djathtë e Vuçiqit kishte siguruar 104 vende. Sipas instituteve të sondazheve, vendet e mbetura kishte të ngjarë të ndaheshin mes partive të pakicave kombëtare etnike.Kur u përhap lajmi se 12 viteve të Vuçiqit në pushtet u kishte ardhur fundi, në rrugët e Beogradit dhe të qyteteve të tjera shpërthyen festimet.Në kryeqytet, Ivana, 43 vjeçe, ishte e ngazëllyer. “Për mua kjo ndihet si nata e Vitit të Ri, si tri net të Vitit të Ri njëherësh, vërtet”, tha ajo. “Më në fund mund të marrim frymë sërish”. Ajo shtoi se shpresonte që anëtarët kryesorë të regjimit të rrëzuar të viheshin shpejt para përgjegjësisë, një premtim kyç i fushatës së Listës Studentore.Të tjerët u shtrëngonin duart policëve në rrugë, përplasnin pëllëmbët me ta dhe i përqafonin, ndërsa nga makinat që kalonin dëgjohej një kor borish.Në selinë e Listës Studentore, mbështetësit brohorisnin “Fitore, fitore!”, ndërsa duartrokisnin, qanin dh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…