Fëmijët me aftësi të kufizuaraBesnik Jashanica: “Unë mundem!” – dy fjalët që i japin kuptim një jete mes nxënësve dhe sportistëve
2 min čitanja
Fëmijët me aftësi të kufizuara
Besnik Jashanica: “Unë mundem!” – dy fjalët që i japin kuptim një jete mes nxënësve dhe sportistëve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë te garat ndërkombëtare, mësimdhënësi dhe trajneri rrëfen lidhjen e veçantë me fëmijët, dashurinë e sportistëve me aftësi të kufizuara, emocionet e fitoreve dhe çastet kur një përqafim, një buzëqeshje apo një hap përpara vlejnë më shumë se çdo medaljeNjë buzëqeshje pas një ushtrimi të suksesshëm, guximi i një fëmije për të kapërcyer hezitimin apo gëzimi i një sportisti që thotë “Unë mundem!” – për Besnik Jashanicën, këto janë çastet që i japin kuptim profesionit të tij. Sepse arritjet më të çmuara nuk maten gjithmonë me medalje, por edhe me besimin që një fëmijë fiton në aftësitë e veta.Mes tij dhe fëmijëve me të cilët punon është krijuar një afërsi e veçantë. Ata e duan trajnerin e tyre, ndërsa ai ua kthen këtë dashuri me durim, vëmendje dhe përkushtim, duke u gëzuar për çdo përparim. Në këtë marrëdhënie, sporti nuk është vetëm ushtrim dhe garë; është edhe një mundësi për t'u ndier i pranuar, për të krijuar miqësi dhe për të pasur pranë dikë që beson në aftësitë e tua.Mësimdhënës në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë dhe trajner në disa disiplina, Jashanica ka ndërtuar një rrugëtim që e ka çuar nga puna e përditshme me nxënësit deri te garat ndërkombëtare të Olimpiadës Speciale të Kosovës. Në këtë rrëfim për Telegrafi.com, ai ndan kujtimet, emocionet dhe bindjen se askush nuk duhet të mbetet jashtë sportit. Nga pasioni i fëmijërisë te nxënësit që e kujtojnë me dashuriDashuria për sportin e ka shoqëruar që në fëmijëri, ndërsa dëshira për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve e drejtoi drejt një profesioni ku edukimi dhe aktiviteti fizik plotësojnë njëri-tjetrin. Sot ndihet krenar që pasionin e dikurshëm e ka kthyer në punën e tij të përditshme.Që nga viti 2009, ai është pjesë e shkollës “Mihal Grameno”, ku ka përcjellë njohuri, ka ndjekur rritjen e brezave të nxënësve dhe ka krijuar kujtime që nuk përfundojnë bashkë me vitin shkollor. Një nga shpërblimet më të bukura vjen kur ish-nxënësit e takojnë dhe e kujtojn
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.