Arlinda zekajAvokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau
2 min čitanja
Arlinda zekaj
Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte tani më të ndjerën Arlinda Zekajn në çështjet që lidheshin me dhunën në familje dhe kontestin për fëmijën e saj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj institucioneve pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.Në një deklaratë për Telegrafin, Hoxha ka thënë se përgjegjësia për këtë tragjedi nuk duhet të shihet vetëm përmes autorit të dyshuar të vrasjes, por edhe përmes mënyrës se si institucionet i trajtuan kërkesat e Arlindës për ndihmë.“Mundem me thanë shkurt që shteti e ka vra. Prokurorja s’e ka ushtru detyrën e vet”, është shprehur Hoxha për Telegrafin.Avokatja Hoxha kishte përgatitur një ankesë disiplinore prej 14 faqesh, në cilësinë e përfaqësueses së autorizuar të Arlinda Zekajt. “Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes Ankesa i ishte drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe kishte të bënte me trajtimin e një rasti që përfshinte edhe djalin e mitur të viktimës.Në dokument, avokatja kishte kërkuar hetim disiplinor për pretendime që përfshinin mosushtrimin efektiv të detyrës, pakujdesinë e rëndë profesionale dhe mosmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës.Sipas pretendimeve të paraqitura në ankesë, kishte shqetësime për mënyrën e intervistimit të të miturit, ndikimin e mundshëm mbi deklarimet e tij dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme për sigurimin e provave.Hoxha kishte kërkuar gjithashtu verifikimin e veprimeve të prokurores, komunikimeve me hetuesit policorë dhe mënyrës se si ishin trajtuar provat që mund të ndihmonin në sqarimin e rrethanave.Një prej shqetësimeve të ngritura lidhej me pamjet e kamerave të sigurisë, për të cilat avokatja kishte kërkuar të verifikohej nëse ishin siguruar me kohë, duke pasur parasysh rrezikun e humbjes ose fshirjes së tyre. Reagime të ashpra pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Kush do të japë llogari? Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta, veçanërish
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.