PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiShqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse
2 min čitanja
Vijesti

Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shqiptari Aleksander Nilaj, themeluesi i organizatës bamirëse Open Hand Association Food Pantry në Bronx të Nju Jorkut, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit.Sipas mediave amerikane News 12, ABC7 New York dhe NBC New York, Nilaj u ndalua më 13 tetor, pasi u paraqit në një seancë në gjykatën e emigracionit në Manhattan. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi se ai kishte hyrë ligjërisht në SHBA më 2006, por kishte qëndruar edhe pas përfundimit të afatit të lejuar, ndërsa një gjykatës emigracioni kishte urdhëruar largimin e tij nga vendi më 22 korrik 2008.Pas ndalimit, familjarë, vullnetarë dhe banorë të Bronx-it janë mobilizuar për të kërkuar lirimin e tij, transmeton Telegrafi.Ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online dhe kanë organizuar një tubim pranë organizatës, duke kërkuar që Nilaj të kthehet në komunitet dhe të vazhdojë punën e tij humanitare.Peticioni, i publikuar në platformën Change.org, mban titullin “Release Bronx Food Pantry Founder Aleksander Nilaj and Keep 8,000 Neighbors Fed” dhe synon të ushtrojë presion për lirimin e tij, në mënyrë që shërbimi i shpërndarjes së ushqimeve të rifillojë. Peticioni mund të gjendet këtu.Organizata Open Hand Association Food Pantry, e vendosur në Lydig Avenue, u shërben rreth 7.000 deri në 8.000 personave çdo muaj, duke u shpërndarë ushqime familjeve me të ardhura të ulëta, të moshuarve dhe njerëzve që përballen me vështirësi ekonomike. Sipas drejtuesve dhe vullnetarëve, puna e organizatës është ndërprerë pas ndalimit të Nilajt, pasi ata thonë se nuk mund ta përballojnë të vetëm ngarkesën e punës. Ata kanë paralajmëruar se, nëse ai nuk kthehet, organizata rrezikon të mbyllet për një kohë të pacaktuar.“Për 14 vjet, ai është siguruar që njerëzit në nevojë të kenë ushqim në tryezat e tyre”, ka deklaruar Saimir Burgaj, kryetar i organizatës, për News 12, duke theksuar kontributin e Nilajt për komunitetin.Rastit i është bashkuar edhe kongresmeni amerikan Ritchie Torres,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shqiptari Aleksander Nilaj, themeluesi i organizatës bamirëse Open Hand Association Food Pantry në Bronx të Nju Jorkut, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit.Sipas mediave amerikane News 12, ABC7 New York dhe NBC New York, Nilaj u ndalua më 13 tetor, pasi u paraqit në një seancë në gjykatën e emigracionit në Manhattan. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi se ai kishte hyrë ligjërisht në SHBA më 2006, por kishte qëndruar edhe pas përfundimit të afatit të lejuar, ndërsa një gjykatës emigracioni kishte urdhëruar largimin e tij nga vendi më 22 korrik 2008.Pas ndalimit, familjarë, vullnetarë dhe banorë të Bronx-it janë mobilizuar për të kërkuar lirimin e tij, transmeton Telegrafi.Ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online dhe kanë organizuar një tubim pranë organizatës, duke kërkuar që Nilaj të kthehet në komunitet dhe të vazhdojë punën e tij humanitare.Peticioni, i publikuar në platformën Change.org, mban titullin “Release Bronx Food Pantry Founder Aleksander Nilaj and Keep 8,000 Neighbors Fed” dhe synon të ushtrojë presion për lirimin e tij, në mënyrë që shërbimi i shpërndarjes së ushqimeve të rifillojë. Peticioni mund të gjendet këtu.Organizata Open Hand Association Food Pantry, e vendosur në Lydig Avenue, u shërben rreth 7.000 deri në 8.000 personave çdo muaj, duke u shpërndarë ushqime familjeve me të ardhura të ulëta, të moshuarve dhe njerëzve që përballen me vështirësi ekonomike. Sipas drejtuesve dhe vullnetarëve, puna e organizatës është ndërprerë pas ndalimit të Nilajt, pasi ata thonë se nuk mund ta përballojnë të vetëm ngarkesën e punës. Ata kanë paralajmëruar se, nëse ai nuk kthehet, organizata rrezikon të mbyllet për një kohë të pacaktuar.“Për 14 vjet, ai është siguruar që njerëzit në nevojë të kenë ushqim në tryezat e tyre”, ka deklaruar Saimir Burgaj, kryetar i organizatës, për News 12, duke theksuar kontributin e Nilajt për komunitetin.Rastit i është bashkuar edhe kongresmeni amerikan Ritchie Torres,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…