Real madrid“Askush nuk u ankua që Courtois mungon”, Mourinho komenton ndeshjen e parë të sezonit së Lunin
2 min čitanja
Real madrid
“Askush nuk u ankua që Courtois mungon”, Mourinho komenton ndeshjen e parë të sezonit së Lunin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Jose Mourinho ka vlerësuar paraqitjen e portierit ukrainas Andriy Lunin në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, ku Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.Trajneri portugez theksoi se Lunin ishte në nivel të lartë, duke kritikuar faktin që gazetarët nuk e kishin pyetur për të pas ndeshjes.“Lunin ishte i jashtëzakonshëm. Tashmë më keni bërë dy pyetje dhe asnjëra prej tyre nuk ishte për Luninin. Por, nëse do ta kishim humbur këtë ndeshje për shkak të gabimeve të tij, pyetja e parë do të ishte për të”.Ai zbuloi gjithashtu se çfarë i kishte thënë portierit ukrainas para ndeshjes, duke nënvizuar se ai nuk duhet të stërvitet vetëm për të qëndruar në stol. “E vetmja gjë që i thashë ishte se ai nuk stërvitet për të qëndruar në stol. Ai luajti me shumë siguri dhe qetësi. Ne e kemi portierin më të mirë në botë, por sot askush prej nesh nuk u ankua pse Thibaut nuk luajti”, u shpreh Mourinho.Kjo ishte paraqitja e parë e sezonit për 27-vjeçarin Lunin, i cili shfrytëzoi rastin për të dëshmuar vlerat e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.Real Madridi ndërkohë shkon në kuotën e 24 pikëve, tri më pak se lideri Barcelona, të cilët e shijuan humbjen e parë të sezonit në La Liga./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.