PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SerbiaLista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
2 min čitanja
Serbia

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lëvizja studentore që sfidoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të Serbisë. Me premtime për luftimin e korrupsionit, rikthimin e sundimit të ligjit dhe çlirimin e institucioneve nga ndikimi partiak, Lista Studentore përfaqëson një alternativë ndaj modelit të deritanishëm të qeverisjes. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Kosovën, dallimet ndërmjet kësaj lëvizjeje dhe Vuçiqit janë shumë më pak të qarta, duke ngritur pikëpyetje nëse ndryshimi i pushtetit në Beograd mund të sjellë edhe një qasje të re ndaj shtetit të Kosovës.Për Kosovën, ngritja e Listës Studentore shtron një pyetje thelbësore: A mund të sjellë ndryshimi i pushtetit në Beograd edhe ndryshimin e politikës së Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, apo bëhet fjalë kryesisht për një përpjekje për demokratizimin e Serbisë, pa rishikuar qëndrimet e saj tradicionale për çështjet rajonale? Kjo dilemë bëhet edhe më e rëndësishme pas zgjedhjeve të 25 tetorit, në të cilat Lista Studentore shënoi një fitore historike ndaj forcës politike të Vuçiqit, i cili pranoi publikisht humbjen.Lista Studentore u formësua politikisht nga protestat masive që pasuan tragjedinë e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e strehës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja nxiti një valë pakënaqësie ndaj institucioneve serbe, ndërsa studentët dhe protestuesit akuzuan pushtetin për korrupsion, mungesë transparence dhe papërgjegjësi. Nga një lëvizje protestuese pa udhëheqje të centralizuar, studentët arritën të krijojnë një alternativë politike, duke përfshirë në listën e tyre akademikë, profesionistë, sipërmarrës dhe figura publike.Ndryshe nga partitë tradicionale opozitare, të cilat për vite me radhë nuk arritën ta sfidonin seriozisht dominimin e Vuçiqit, Lista Studentore e ndërtoi mbështetjen mbi kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe ndryshim të mënyrës së qeverisjes. Por, ndërsa dallimet në politikën e brendshme janë të dukshme, çështja e Kosovës mb

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lëvizja studentore që sfidoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të Serbisë. Me premtime për luftimin e korrupsionit, rikthimin e sundimit të ligjit dhe çlirimin e institucioneve nga ndikimi partiak, Lista Studentore përfaqëson një alternativë ndaj modelit të deritanishëm të qeverisjes. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Kosovën, dallimet ndërmjet kësaj lëvizjeje dhe Vuçiqit janë shumë më pak të qarta, duke ngritur pikëpyetje nëse ndryshimi i pushtetit në Beograd mund të sjellë edhe një qasje të re ndaj shtetit të Kosovës.Për Kosovën, ngritja e Listës Studentore shtron një pyetje thelbësore: A mund të sjellë ndryshimi i pushtetit në Beograd edhe ndryshimin e politikës së Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, apo bëhet fjalë kryesisht për një përpjekje për demokratizimin e Serbisë, pa rishikuar qëndrimet e saj tradicionale për çështjet rajonale? Kjo dilemë bëhet edhe më e rëndësishme pas zgjedhjeve të 25 tetorit, në të cilat Lista Studentore shënoi një fitore historike ndaj forcës politike të Vuçiqit, i cili pranoi publikisht humbjen.Lista Studentore u formësua politikisht nga protestat masive që pasuan tragjedinë e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e strehës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja nxiti një valë pakënaqësie ndaj institucioneve serbe, ndërsa studentët dhe protestuesit akuzuan pushtetin për korrupsion, mungesë transparence dhe papërgjegjësi. Nga një lëvizje protestuese pa udhëheqje të centralizuar, studentët arritën të krijojnë një alternativë politike, duke përfshirë në listën e tyre akademikë, profesionistë, sipërmarrës dhe figura publike.Ndryshe nga partitë tradicionale opozitare, të cilat për vite me radhë nuk arritën ta sfidonin seriozisht dominimin e Vuçiqit, Lista Studentore e ndërtoi mbështetjen mbi kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe ndryshim të mënyrës së qeverisjes. Por, ndërsa dallimet në politikën e brendshme janë të dukshme, çështja e Kosovës mb

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…