PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Britney spearsParis Hilton si Britney Spears në vitin 2001 - kostum për Halloween me një gjarpër rreth qafës
2 min čitanja
Britney spears

Paris Hilton si Britney Spears në vitin 2001 - kostum për Halloween me një gjarpër rreth qafës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen me kostumin për Halloween, duke rikrijuar një nga paraqitjet më ikonike të Britney Spears nga viti 2001. Për të katërtin vit radhazi, Hilton zgjodhi të nderojë këngëtaren përmes një kostumi të frymëzuar nga momentet e saj më të famshme në historinë e muzikës pop.Këtë herë, rikrijoi paraqitjen e Spears gjatë performancës së këngës “I'm a Slave 4 U” në ceremoninë e MTV Video Music Awards në vitin 2001. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Hilton veshi një bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra në ngjyrë të gjelbër, të zbukuruara me kristale, teksa rreth qafës mbante një piton albino, të ngjashëm me gjarprin që Britney kishte gjatë performancës së saj legjendare.Fotografitë, të realizuara nga Brian Ziff, u publikuan nga revista Billboard dhe në profilin e Hilton në Instagram, ku morën reagime të shumta nga ndjekësit. Shumë prej tyre e vlerësuan paraqitjen, duke e cilësuar si një dedikim të veçantë për një nga momentet më të paharrueshme të muzikës pop. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Hilton shprehu edhe një herë admirimin e saj për Spears, duke theksuar se kënga, koreografia dhe veshja e saj nga viti 2001 mbeten ikonike. Edhe në vitet e mëparshme, Hilton ka zgjedhur kostume të frymëzuara nga videot muzikore të Spears. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Vitin e kaluar, veshi një kostum të kuq nga klipi “Oops!... I Did It Again”, e më herët rikrijoi uniformën shkollore nga “...Baby One More Time” dhe kostumin e stjuardesës nga “Toxic”. /Telegrafi/ Britney Spears

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen me kostumin për Halloween, duke rikrijuar një nga paraqitjet më ikonike të Britney Spears nga viti 2001. Për të katërtin vit radhazi, Hilton zgjodhi të nderojë këngëtaren përmes një kostumi të frymëzuar nga momentet e saj më të famshme në historinë e muzikës pop.Këtë herë, rikrijoi paraqitjen e Spears gjatë performancës së këngës “I'm a Slave 4 U” në ceremoninë e MTV Video Music Awards në vitin 2001. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Hilton veshi një bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra në ngjyrë të gjelbër, të zbukuruara me kristale, teksa rreth qafës mbante një piton albino, të ngjashëm me gjarprin që Britney kishte gjatë performancës së saj legjendare.Fotografitë, të realizuara nga Brian Ziff, u publikuan nga revista Billboard dhe në profilin e Hilton në Instagram, ku morën reagime të shumta nga ndjekësit. Shumë prej tyre e vlerësuan paraqitjen, duke e cilësuar si një dedikim të veçantë për një nga momentet më të paharrueshme të muzikës pop. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Hilton shprehu edhe një herë admirimin e saj për Spears, duke theksuar se kënga, koreografia dhe veshja e saj nga viti 2001 mbeten ikonike. Edhe në vitet e mëparshme, Hilton ka zgjedhur kostume të frymëzuara nga videot muzikore të Spears. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Vitin e kaluar, veshi një kostum të kuq nga klipi “Oops!... I Did It Again”, e më herët rikrijoi uniformën shkollore nga “...Baby One More Time” dhe kostumin e stjuardesës nga “Toxic”. /Telegrafi/ Britney Spears

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…