Aleksandar vuçiq“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq
“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen e koalicionit të udhëhequr nga Partia Progresiste Serbe (SNS) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën, më 25 tetor, duke konfirmuar se Lista Studentore ka dalë fituese e garës zgjedhore.Në një konferencë për media nga selia e SNS-së, Vuçiq deklaroi se, ndonëse rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar, të dhënat paraprake tregojnë qartë se koalicioni i tij ka humbur shumicën parlamentare.“Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë sajuar. Dua t’ju informoj se lista e studentëve bllokues ka fituar. Ata do të kenë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiq.Sipas tij, Lista Studentore ka siguruar rreth 2.2 milionë vota, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga SNS-ja ka marrë afërsisht 1.72 milion vota.Në Parlamentin e ri të Serbisë, sipas vlerësimeve të Vuçiqit, pritet të përfaqësohen edhe komunitetet pakicë, përfshirë Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës me tri mandate dhe partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës me një mandat.Pavarësisht humbjes, Vuçiq u shpreh se partia e tij mbetet e bashkuar dhe e përgatitur për të vazhduar aktivitetin politik nga opozita.“Disa biznesmenë, disa njerëz do të largohen tani prej nesh, por struktura jonë është shumë e qëndrueshme. Jemi shumë të bashkuar, shumë të fortë; kemi mësuar nga të qenët në opozitë”, deklaroi ai.Ai hodhi poshtë pretendimet se do të largohej nga vendi në rast të humbjes së pushtetit, duke akuzuar kundërshtarët politikë për përhapje të gënjeshtrave.Vuçiq pretendoi gjithashtu se koalicioni i tij kishte fituar mbështetjen e shumicës së votuesve serbë në Kosovë, Republikën Srpska, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.“Fituam në Kosovë mes serbëve dhe e di se për shumë njerëz sonte është e vështirë. Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita, krenarë për gjithçka që kemi bërë”, u shpreh ai.Pjesëmarrje e lartë dhe raportime për parregullsiZgjedhje
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.