PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti përshëndet suksesin e Koalicionit Shqiptar, përmend edhe humbjen e Vuçiqit dhe Daçiqit
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti përshëndet suksesin e Koalicionit Shqiptar, përmend edhe humbjen e Vuçiqit dhe Daçiqit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme sigurimin e dy mandateve të projektuara në Kuvendin e Serbisë.Përmes një reagimi publik, Kurti ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Ai ka sqaruar se, me rritjen prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, këto vota përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve parlamentare.“Arritje e jashtëzakonshme! Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!”, ka shkruar Kurti.Sipas tij, rezultati dëshmon rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndikimin e tij në forcimin e përfaqësimit parlamentar.“Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”, ka theksuar kryeministri.Në reagimin e tij, Kurti i është referuar edhe zhvillimeve politike në Serbi, duke përmendur pranimin e humbjes zgjedhore nga Aleksandar Vuçiqi përballë Listës Studentore.Ai ka theksuar se edhe Ivica Daçiq po përballet me një humbje të rëndë, pasi lista e tij, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.“Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%”, ka shkruar Kurti.Në fund, kryeministri ka uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për bashkimin dhe rezultatin e arritur.“Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka përfunduar Kurti.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme sigurimin e dy mandateve të projektuara në Kuvendin e Serbisë.Përmes një reagimi publik, Kurti ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Ai ka sqaruar se, me rritjen prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, këto vota përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve parlamentare.“Arritje e jashtëzakonshme! Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!”, ka shkruar Kurti.Sipas tij, rezultati dëshmon rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndikimin e tij në forcimin e përfaqësimit parlamentar.“Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”, ka theksuar kryeministri.Në reagimin e tij, Kurti i është referuar edhe zhvillimeve politike në Serbi, duke përmendur pranimin e humbjes zgjedhore nga Aleksandar Vuçiqi përballë Listës Studentore.Ai ka theksuar se edhe Ivica Daçiq po përballet me një humbje të rëndë, pasi lista e tij, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.“Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%”, ka shkruar Kurti.Në fund, kryeministri ka uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për bashkimin dhe rezultatin e arritur.“Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka përfunduar Kurti.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…