PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aleksandar vuçiqNga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas 14 vjetësh dominimi në skenën politike serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke shënuar një kthesë të rëndësishme politike në Serbi dhe duke paralajmëruar fundin e një epoke të karakterizuar nga përqendrimi i pushtetit, dobësimi i institucioneve demokratike, akuzat për kontroll të mediave, presioni ndaj opozitës dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë.Humbja përballë Listës Studentore, e cila lindi nga vala e protestave dhe pakënaqësisë qytetare, përbën një goditje të rëndë për strukturën politike që Vuçiq ndërtoi dhe konsolidoi për më shumë se një dekadë. Nga një figurë që për vite me radhë dominoi pothuajse çdo proces të rëndësishëm politik në vend, Vuçiq tashmë përballet me perspektivën e kalimit në opozitë, ndërsa Serbia hyn në një periudhë të re pasigurie dhe rikonfigurimi politik.Rezultati i paralajmëruar nga vetë Vuçiqi nuk përfaqëson vetëm një disfatë elektorale për Partinë Progresiste Serbe (SNS), por edhe një sfidë ndaj modelit të qeverisjes së tij, i kritikuar vazhdimisht për prirje autoritare, dobësim të standardeve demokratike dhe politikë të jashtme që përpiqej të balanconte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe lidhjet strategjike me Moskën.Për herë të parë pas shumë vjetësh, lëvizja studentore duket se ka arritur ta shndërrojë pakënaqësinë qytetare në një shumicë parlamentare, duke i dhënë politikës serbe një drejtim potencialisht të ri.Por kush është Aleksandar Vuçiq, politikani që për më shumë se një dekadë dominoi institucionet e Serbisë dhe që u bë një nga figurat më të debatueshme politike në Ballkan?Karriera e tij politike nisi në vitet '90, kur iu bashkua Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, një forcë politike e njohur për nacionalizmin e saj të ashpër dhe retorikën kundër Perëndimit.Në vitin 1998, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiq u emërua ministër i Informacionit në Serbi. Gjatë mandatit të tij u miratuan masa kufizuese ndaj mediave të pavarura, të c

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas 14 vjetësh dominimi në skenën politike serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke shënuar një kthesë të rëndësishme politike në Serbi dhe duke paralajmëruar fundin e një epoke të karakterizuar nga përqendrimi i pushtetit, dobësimi i institucioneve demokratike, akuzat për kontroll të mediave, presioni ndaj opozitës dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë.Humbja përballë Listës Studentore, e cila lindi nga vala e protestave dhe pakënaqësisë qytetare, përbën një goditje të rëndë për strukturën politike që Vuçiq ndërtoi dhe konsolidoi për më shumë se një dekadë. Nga një figurë që për vite me radhë dominoi pothuajse çdo proces të rëndësishëm politik në vend, Vuçiq tashmë përballet me perspektivën e kalimit në opozitë, ndërsa Serbia hyn në një periudhë të re pasigurie dhe rikonfigurimi politik.Rezultati i paralajmëruar nga vetë Vuçiqi nuk përfaqëson vetëm një disfatë elektorale për Partinë Progresiste Serbe (SNS), por edhe një sfidë ndaj modelit të qeverisjes së tij, i kritikuar vazhdimisht për prirje autoritare, dobësim të standardeve demokratike dhe politikë të jashtme që përpiqej të balanconte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe lidhjet strategjike me Moskën.Për herë të parë pas shumë vjetësh, lëvizja studentore duket se ka arritur ta shndërrojë pakënaqësinë qytetare në një shumicë parlamentare, duke i dhënë politikës serbe një drejtim potencialisht të ri.Por kush është Aleksandar Vuçiq, politikani që për më shumë se një dekadë dominoi institucionet e Serbisë dhe që u bë një nga figurat më të debatueshme politike në Ballkan?Karriera e tij politike nisi në vitet '90, kur iu bashkua Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, një forcë politike e njohur për nacionalizmin e saj të ashpër dhe retorikën kundër Perëndimit.Në vitin 1998, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiq u emërua ministër i Informacionit në Serbi. Gjatë mandatit të tij u miratuan masa kufizuese ndaj mediave të pavarura, të c

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…