PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaPse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë 'El Clasicos'?
2 min čitanja
Barcelona

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë 'El Clasicos'?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në vend të logos tradicionale të Spotify është vendosur mbishkrimi “GOLF”.Megjithatë, ky mbishkrim nuk ka të bëjë me sportin e golfit, por përfaqëson “GOLF WANG”, markën e njohur të modës dhe veshjeve urbane, të themeluar nga artisti amerikan Tyler, The Creator.Ky ndryshim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Barcelonës dhe sponsorit kryesor Spotify, i cili në ndeshjet më të rëndësishme, veçanërisht në El Clasico, zëvendëson logon e tij me simbole që lidhen me artistë të njohur ndërkombëtarë.Përmes kësaj nisme, Spotify synon të ndërthurë botën e futbollit me muzikën dhe modën, duke shfrytëzuar vëmendjen e madhe që tërheq përballja ndërmjet dy rivalëve historikë të futbollit spanjoll. Tyler, The Creator i bashkohet kështu listës së artistëve të famshëm që kanë pasur logot apo simbolet e tyre në fanellat e Barcelonës gjatë përballjeve të mëparshme ndaj Real Madridit. Në këtë listë përfshihen Drake, Rosalia, The Rolling Stones, Karol G dhe Coldplay.Përveç fanellave që futbollistët katalunas po i veshin në fushën e Spotify Camp Nou, bashkëpunimi përfshin edhe një koleksion të kufizuar veshjesh, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Nike.Koleksioni përmban veshje sportive, xhaketa dhe produkte të tjera të modës urbane, të cilat ndërthurin identitetin e Barcelonës me atë të markës GOLF WANG.Me këtë iniciativë, Barcelona dhe Spotify vazhdojnë traditën e promovimit të artistëve dhe markave të njohura përmes një prej ndeshjeve më të ndjekura në futbollin botëror. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në vend të logos tradicionale të Spotify është vendosur mbishkrimi “GOLF”.Megjithatë, ky mbishkrim nuk ka të bëjë me sportin e golfit, por përfaqëson “GOLF WANG”, markën e njohur të modës dhe veshjeve urbane, të themeluar nga artisti amerikan Tyler, The Creator.Ky ndryshim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Barcelonës dhe sponsorit kryesor Spotify, i cili në ndeshjet më të rëndësishme, veçanërisht në El Clasico, zëvendëson logon e tij me simbole që lidhen me artistë të njohur ndërkombëtarë.Përmes kësaj nisme, Spotify synon të ndërthurë botën e futbollit me muzikën dhe modën, duke shfrytëzuar vëmendjen e madhe që tërheq përballja ndërmjet dy rivalëve historikë të futbollit spanjoll. Tyler, The Creator i bashkohet kështu listës së artistëve të famshëm që kanë pasur logot apo simbolet e tyre në fanellat e Barcelonës gjatë përballjeve të mëparshme ndaj Real Madridit. Në këtë listë përfshihen Drake, Rosalia, The Rolling Stones, Karol G dhe Coldplay.Përveç fanellave që futbollistët katalunas po i veshin në fushën e Spotify Camp Nou, bashkëpunimi përfshin edhe një koleksion të kufizuar veshjesh, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Nike.Koleksioni përmban veshje sportive, xhaketa dhe produkte të tjera të modës urbane, të cilat ndërthurin identitetin e Barcelonës me atë të markës GOLF WANG.Me këtë iniciativë, Barcelona dhe Spotify vazhdojnë traditën e promovimit të artistëve dhe markave të njohura përmes një prej ndeshjeve më të ndjekura në futbollin botëror. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…