PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lakra turshiShumë njerëz bëjnë të njëjtat gabime gjatë përgatitjes së lakrës turshi - shenjat që tregojnë se nuk duhet ta hani
2 min čitanja
Lakra turshi

Shumë njerëz bëjnë të njëjtat gabime gjatë përgatitjes së lakrës turshi - shenjat që tregojnë se nuk duhet ta hani

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me afrimin e dimrit, shumë familje përgatisin lakrën turshi për ta ruajtur gjatë muajve të ftohtë. Megjithatë, disa gabime gjatë procesit të fermentimit mund të ndikojnë në cilësinë e saj dhe ta bëjnë të papërshtatshme për konsum.Sipas shërbimit këshillues të Universitetit Shtetëror të Oregonit (OSU), problemet më të shpeshta lidhen me sasinë e pamjaftueshme ose shpërndarjen e pabarabartë të kripës, temperaturën e lartë dhe kontaktin e lakrës me ajrin. Foto ilustrueseLakra që zbutet nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme për t’u ngrënë, nëse ka aromë dhe shije normale të thartë. Ndërsa lakra që bëhet e rrëshqitshme dhe e qullët duhet të hidhet, pasi kjo mund të jetë shenjë e prishjes.Ngjyra rozë mund të shkaktohet nga majatë ose pigmentet natyrore të lakrës dhe nuk nënkupton gjithmonë se ajo është e prishur. Megjithatë, errësimi mund të lidhet me gabime gjatë përgatitjes ose ruajtjes, ndaj është e rëndësishme të kontrollohen edhe shenjat e tjera.Një shtresë e bardhë në sipërfaqe mund të shfaqet kur lakra nuk është mbuluar mirë nga lëngu, teksa myku dhe kalbëzimi kërkojnë kujdes të veçantë. Nëse ka shumë myk, këshillohet të hidhet e gjithë sasia.Për të ruajtur cilësinë e lakrës turshi, rekomandohet përdorimi i sasisë së duhur të kripës, ngjeshja e mirë e lakrës në enë dhe mbajtja e saj plotësisht nën lëng. Fermentimi duhet të bëhet në një temperaturë prej rreth 21–24 gradë Celsius, larg dritës së drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me afrimin e dimrit, shumë familje përgatisin lakrën turshi për ta ruajtur gjatë muajve të ftohtë. Megjithatë, disa gabime gjatë procesit të fermentimit mund të ndikojnë në cilësinë e saj dhe ta bëjnë të papërshtatshme për konsum.Sipas shërbimit këshillues të Universitetit Shtetëror të Oregonit (OSU), problemet më të shpeshta lidhen me sasinë e pamjaftueshme ose shpërndarjen e pabarabartë të kripës, temperaturën e lartë dhe kontaktin e lakrës me ajrin. Foto ilustrueseLakra që zbutet nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme për t’u ngrënë, nëse ka aromë dhe shije normale të thartë. Ndërsa lakra që bëhet e rrëshqitshme dhe e qullët duhet të hidhet, pasi kjo mund të jetë shenjë e prishjes.Ngjyra rozë mund të shkaktohet nga majatë ose pigmentet natyrore të lakrës dhe nuk nënkupton gjithmonë se ajo është e prishur. Megjithatë, errësimi mund të lidhet me gabime gjatë përgatitjes ose ruajtjes, ndaj është e rëndësishme të kontrollohen edhe shenjat e tjera.Një shtresë e bardhë në sipërfaqe mund të shfaqet kur lakra nuk është mbuluar mirë nga lëngu, teksa myku dhe kalbëzimi kërkojnë kujdes të veçantë. Nëse ka shumë myk, këshillohet të hidhet e gjithë sasia.Për të ruajtur cilësinë e lakrës turshi, rekomandohet përdorimi i sasisë së duhur të kripës, ngjeshja e mirë e lakrës në enë dhe mbajtja e saj plotësisht nën lëng. Fermentimi duhet të bëhet në një temperaturë prej rreth 21–24 gradë Celsius, larg dritës së drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…