Marine le penMarine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
1 min čitanja
Marine le pen
Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine Le Pen, e nisi fushatën e saj para mijëra mbështetësve në tubimin e parë elektoral, të mbajtur në qytetin e Orléans-it.Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve të partisë së saj nacionaliste dhe kundër imigracionit, "Rassemblement National" RN – (Tubimi Kombëtar), ajo u shpreh se dëshiron t'i ofrojë Francës "një ndryshim kursi", i cili, sipas saj, "nuk është një akt revolucionar, por një frymëmarrje normale e jetës demokratike".Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Le Pen kryeson aktualisht në sondazhe, gjashtë muaj para votimit. Ajo u zotua të ruajë identitetin kulturor të Francës – nga gjuha dhe traditat, e deri te vlerat dhe mënyra e jetesës – duke nxitur brohoritje nga mbështetësit që valëvisnin flamuj francezë.Ndër prioritetet e saj, nëse fiton në maj të vitit 2027, Le Pen premton atë që ajo e quan "më shumë siguri" për qytetarët francezë. Ajo kritikoi ashpër atë që e sheh si dështim të sistemit të drejtësisë nën udhëheqjen e Emmanuel Macron-it, duke e konsideruar atë tejet të butë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.