Edward josephJoseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës
2 min čitanja
Edward joseph
Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë mundësinë për të negociuar me Bashkimin Evropian për shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale, me synimin që kjo çështje të lidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.Në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Joseph ka argumentuar se ekziston një përputhje interesash mes Kosovës, BE-së dhe administratës amerikane për të arritur një mirëkuptim që do t’i hapte Kosovës rrugën drejt Këshillit të Evropës.“Ka përputhje me administratën që Kosova mund ta zbatojë dhe gjithashtu me Bashkimin Evropian në një mënyrë shumë të rëndësishme për të arritur një mirëkuptim, një marrëveshje që mund të përfshijë më në fund anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Joseph.Sipas tij, anëtarësimi në këtë organizatë do t’i mundësonte Kosovës një rrugë drejt Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku vendimet e lidhura me rastet e Gjykatës Speciale potencialisht do të mund të shqyrtoheshin në përputhje me juridiksionin dhe kushtet përkatëse.“Kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me Specialen, sepse do të kishte një rrugë drejt Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe më pas do të mund të merrte shqyrtim të duhur gjyqësor. Kjo i shërben interesave të Kosovës”, ka deklaruar ai.Joseph ka theksuar se kjo qasje nuk nënkupton që Kosova duhet të shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare, por të kërkojë një zgjidhje përmes dialogut me partnerët ndërkombëtarë.“Unë nuk po them se Kosova duhet t’i shpërfillë detyrimet e saj”, ka thënë ai, duke shtuar se Bashkimi Evropian mund t’i ngrejë privatisht shqetësimet e veta lidhur me procesin gjyqësor.Gjatë bisedës me Surroin, Joseph ka shprehur gjithashtu mendimin se dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale janë disproporcionale, ndonëse ka theksuar se nuk po jep një vlerësim përfundimtar për aktgjykimin, pasi duhen shqyrtuar mijëra faqe provash.Ai ka thënë se ka arsye që të diskutohen
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.