PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ronald araujoYlli i Liverpoolit bëhet futbollisti më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, arrin shpejtësi të jashtëzakonshme
1 min čitanja
Ronald araujo

Ylli i Liverpoolit bëhet futbollisti më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, arrin shpejtësi të jashtëzakonshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka regjistruar shpejtësinë më të lartë në Ligën Premier gjatë këtij sezoni, duke arritur plot 36.3 kilometra në orë në fitoren ndaj Brightonit.Futbollisti uruguaian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij, duke dëshmuar jo vetëm aftësitë mbrojtëse, por edhe shpejtësinë e jashtëzakonshme që e karakterizon në fushën e lojës. Paraqitja e tij është vlerësuar lart edhe nga tifozët, pasi Araujo ka marrë 90 për qind të votave në sondazhin e organizuar nga Tribuna.com për lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke lënë shumë prapa bashkëlojtarët e tij.Aktualisht, 27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit në formë huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 55 milionë euro gjatë verës së vitit 2027. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e detyrueshme, që do të thotë se drejtuesit e Liverpoolit do të kenë mundësinë të vendosin për të ardhmen e mbrojtësit në bazë të paraqitjeve të tij gjatë sezonit.Nëse Araujo vazhdon me këtë ritëm dhe ruan nivelin e lartë të paraqitjeve, gjasat që ai të mbetet në mënyrë përfundimtare në Anfield mund të rriten ndjeshëm. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka regjistruar shpejtësinë më të lartë në Ligën Premier gjatë këtij sezoni, duke arritur plot 36.3 kilometra në orë në fitoren ndaj Brightonit.Futbollisti uruguaian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij, duke dëshmuar jo vetëm aftësitë mbrojtëse, por edhe shpejtësinë e jashtëzakonshme që e karakterizon në fushën e lojës. Paraqitja e tij është vlerësuar lart edhe nga tifozët, pasi Araujo ka marrë 90 për qind të votave në sondazhin e organizuar nga Tribuna.com për lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke lënë shumë prapa bashkëlojtarët e tij.Aktualisht, 27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit në formë huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 55 milionë euro gjatë verës së vitit 2027. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e detyrueshme, që do të thotë se drejtuesit e Liverpoolit do të kenë mundësinë të vendosin për të ardhmen e mbrojtësit në bazë të paraqitjeve të tij gjatë sezonit.Nëse Araujo vazhdon me këtë ritëm dhe ruan nivelin e lartë të paraqitjeve, gjasat që ai të mbetet në mënyrë përfundimtare në Anfield mund të rriten ndjeshëm. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…