PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
OsbeNga Shkupi në Tiranë, historia e familjes hebreje që gjeti shpëtim te shqiptarët
2 min čitanja
Osbe

Nga Shkupi në Tiranë, historia e familjes hebreje që gjeti shpëtim te shqiptarët

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet një kapitull që ende nuk njihet sa duhet në Evropë dhe në botë. Ish-ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, synon ta sjellë këtë histori para publikut përmes dokumentarit “Shpëtimi i Enit”, i cili rrëfen përvojën e një familjeje hebreje të shpëtuar nga përndjekja naziste me ndihmën e shqiptarëve.“Motivi kryesor që kam pasur lidhet me faktin se kam qenë shumë i impresionuar nga ajo që kanë bërë njerëzit në vendin tuaj para më shumë se 80 vitesh. Mendova se këtë duhet ta dinë më shumë njerëz në botë”, është shprehur Borchardt për Deutsche Welle.Dokumentari sjell historinë e Enit, e cila ishte vetëm gjashtë vjeçe kur familja e saj u detyrua të largohej nga Shkupi, në mars të vitit 1943, pas arrestimeve masive të hebrenjve nga autoritetet bullgare në Maqedoninë e Veriut.Familja arriti të largohej nga Shkupi, kaloi përmes Kaçanikut dhe më pas mbërriti në Tiranë, ku gjeti strehim dhe mbrojtje nga shqiptarët.Pas shumë vitesh, Eni u kthye në vendet që lidhen me fëmijërinë e saj, duke takuar pasardhësit e familjeve shqiptare që ndihmuan në shpëtimin e saj dhe të familjes. Udhëtimi shërbeu për të rikujtuar ngjarjet e asaj kohe dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj njerëzve që rrezikuan për t’i mbrojtur.Borchardt, i cili e shoqëroi Enin gjatë këtij udhëtimi, tregoi se rikthimi në disa prej vendeve të së kaluarës ishte veçanërisht emocional.“Mendoj se jo vetëm për Enin, por për të gjithë ne ishte diçka shumë emocionale. Për shembull, kur ishim në fabrikën e duhanit, ku ishte kampi i përqendrimit, nuk mund të filmonim, pasi Eni qau me dënesë. Pas kësaj kuptova gëzimin e saj të madh kur takoi pasardhësit e atyre që e shpëtuan”, ka deklaruar ai.Eni rrëfen se, pasi familja mbërriti në Tiranë, gjeti strehim te Zyhra Kasapi dhe djali i saj, Hamdiu. Kur gjermanët nisën kërkimet për hebrenjtë, Hamdi Kasapi i fshehu ata në Zall-Herr, pranë Tiranës, ku familja qëndroi larg rrezikut.Shqipëria u bë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet një kapitull që ende nuk njihet sa duhet në Evropë dhe në botë. Ish-ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, synon ta sjellë këtë histori para publikut përmes dokumentarit “Shpëtimi i Enit”, i cili rrëfen përvojën e një familjeje hebreje të shpëtuar nga përndjekja naziste me ndihmën e shqiptarëve.“Motivi kryesor që kam pasur lidhet me faktin se kam qenë shumë i impresionuar nga ajo që kanë bërë njerëzit në vendin tuaj para më shumë se 80 vitesh. Mendova se këtë duhet ta dinë më shumë njerëz në botë”, është shprehur Borchardt për Deutsche Welle.Dokumentari sjell historinë e Enit, e cila ishte vetëm gjashtë vjeçe kur familja e saj u detyrua të largohej nga Shkupi, në mars të vitit 1943, pas arrestimeve masive të hebrenjve nga autoritetet bullgare në Maqedoninë e Veriut.Familja arriti të largohej nga Shkupi, kaloi përmes Kaçanikut dhe më pas mbërriti në Tiranë, ku gjeti strehim dhe mbrojtje nga shqiptarët.Pas shumë vitesh, Eni u kthye në vendet që lidhen me fëmijërinë e saj, duke takuar pasardhësit e familjeve shqiptare që ndihmuan në shpëtimin e saj dhe të familjes. Udhëtimi shërbeu për të rikujtuar ngjarjet e asaj kohe dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj njerëzve që rrezikuan për t’i mbrojtur.Borchardt, i cili e shoqëroi Enin gjatë këtij udhëtimi, tregoi se rikthimi në disa prej vendeve të së kaluarës ishte veçanërisht emocional.“Mendoj se jo vetëm për Enin, por për të gjithë ne ishte diçka shumë emocionale. Për shembull, kur ishim në fabrikën e duhanit, ku ishte kampi i përqendrimit, nuk mund të filmonim, pasi Eni qau me dënesë. Pas kësaj kuptova gëzimin e saj të madh kur takoi pasardhësit e atyre që e shpëtuan”, ka deklaruar ai.Eni rrëfen se, pasi familja mbërriti në Tiranë, gjeti strehim te Zyhra Kasapi dhe djali i saj, Hamdiu. Kur gjermanët nisën kërkimet për hebrenjtë, Hamdi Kasapi i fshehu ata në Zall-Herr, pranë Tiranës, ku familja qëndroi larg rrezikut.Shqipëria u bë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…