PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Nexhat xhokliVdes aktori nga Ferizaj, Nexhat Xhokli
2 min čitanja
Nexhat xhokli

Vdes aktori nga Ferizaj, Nexhat Xhokli

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktori dhe ish-gazetari nga Ferizaj, Nexhat Xhokli, ka ndërruar jetë sot (e diel) më 25 tetor 2026, duke lënë pas një kontribut të çmuar në art, kulturë dhe gazetari.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur i biri përmes një postimi në Facebook.“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se sonte babai ynë i dashur u nda nga jeta, duke na lënë me zemër të thyer përgjithmonë”, ka shkruar ai në këtë njoftim prekës.Në fund të mesazhit, i biri i është drejtuar të atit me fjalë të ndjera, duke shprehur se do t’u mungojë shumë. Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të mbahet të hënën, më 26 tetor, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të qytetit të Ferizajt.Xhokli ishte një figurë e njohur e jetës kulturore në Ferizaj, ku la gjurmë përmes angazhimit të tij në Teatrin “Adriana” dhe projekteve të ndryshme artistike. Ai u bë i njohur për publikun edhe përmes rolit të Doktor Limanit në serialin “Rrushe” si dhe pjesëmarrjes në filmin “Zgjoi”, i cili u përzgjodh nga Kosova për garën e çmimeve Oscar.Përveç aktrimit, Xhokli ndërtoi një rrugëtim të gjatë edhe në gazetari.Kontributi i tij në jetën publike dhe kulturore të qytetit u vlerësua edhe me titullin “Nderi i Qytetit të Ferizajt”. Lajmi për vdekjen e ka pikëlluar komunitetin artistik dhe bashkëpunëtorët, ndërsa kolegë dhe institucione kanë shprehur ngushëllime për familjen.Ndarja nga jeta e Nexhat Xhoklit shënon humbjen e një artisti dhe gazetari që i shërbeu për shumë vite qytetit të tij, duke lënë pas kujtime nga puna në skenë dhe në media. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktori dhe ish-gazetari nga Ferizaj, Nexhat Xhokli, ka ndërruar jetë sot (e diel) më 25 tetor 2026, duke lënë pas një kontribut të çmuar në art, kulturë dhe gazetari.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur i biri përmes një postimi në Facebook.“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se sonte babai ynë i dashur u nda nga jeta, duke na lënë me zemër të thyer përgjithmonë”, ka shkruar ai në këtë njoftim prekës.Në fund të mesazhit, i biri i është drejtuar të atit me fjalë të ndjera, duke shprehur se do t’u mungojë shumë. Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të mbahet të hënën, më 26 tetor, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të qytetit të Ferizajt.Xhokli ishte një figurë e njohur e jetës kulturore në Ferizaj, ku la gjurmë përmes angazhimit të tij në Teatrin “Adriana” dhe projekteve të ndryshme artistike. Ai u bë i njohur për publikun edhe përmes rolit të Doktor Limanit në serialin “Rrushe” si dhe pjesëmarrjes në filmin “Zgjoi”, i cili u përzgjodh nga Kosova për garën e çmimeve Oscar.Përveç aktrimit, Xhokli ndërtoi një rrugëtim të gjatë edhe në gazetari.Kontributi i tij në jetën publike dhe kulturore të qytetit u vlerësua edhe me titullin “Nderi i Qytetit të Ferizajt”. Lajmi për vdekjen e ka pikëlluar komunitetin artistik dhe bashkëpunëtorët, ndërsa kolegë dhe institucione kanë shprehur ngushëllime për familjen.Ndarja nga jeta e Nexhat Xhoklit shënon humbjen e një artisti dhe gazetari që i shërbeu për shumë vite qytetit të tij, duke lënë pas kujtime nga puna në skenë dhe në media. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…