PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Florian wirtzWirtz thyen heshtjen pas kritikave të shumta, përgjigjja e tij tërheq vëmendjen
2 min čitanja
Florian wirtz

Wirtz thyen heshtjen pas kritikave të shumta, përgjigjja e tij tërheq vëmendjen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një tjetër performance pozitive në fitoren 2-0 ndaj Brightonit.Wirtz, i cili ishte përballur me kritika në pjesën e parë të sezonit për paraqitjet e tij, duket se ka filluar të gjejë formën e dëshiruar te Liverpooli, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rezultatet e fundit të skuadrës. Futbollisti gjerman ka regjistruar tri asistime dhe një gol në katër paraqitjet e fundit, statistika që dëshmojnë përmirësimin e tij dhe ndikimin gjithnjë e më të madh në repartin ofensiv të skuadrës angleze.Pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike dhe komenteve rreth paraqitjeve të tij, Wirtz ka theksuar se nuk shqetësohet nga opinionet e jashtme dhe se përqendrimi i tij mbetet vetëm te futbolli. “Ndoshta jam thjesht një djalë interesant. Unë vetëm luaj futbollin tim. Nëse njerëzit duan të flasin për mua apo të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Unë nuk përqendrohem te këto gjëra”, deklaroi Wirtz.“Unë thjesht dua të luaj futboll dhe nuk mund të bëj më shumë se kaq”, shtoi reprezentuesi gjerman.Me paraqitjet e fundit, Wirtz po synon të lërë pas periudhën e vështirë të fillimit të sezonit dhe të dëshmojë cilësitë e tij te Liverpooli, ndërsa forma e tij në rritje përbën një sinjal pozitiv për skuadrën në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një tjetër performance pozitive në fitoren 2-0 ndaj Brightonit.Wirtz, i cili ishte përballur me kritika në pjesën e parë të sezonit për paraqitjet e tij, duket se ka filluar të gjejë formën e dëshiruar te Liverpooli, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rezultatet e fundit të skuadrës. Futbollisti gjerman ka regjistruar tri asistime dhe një gol në katër paraqitjet e fundit, statistika që dëshmojnë përmirësimin e tij dhe ndikimin gjithnjë e më të madh në repartin ofensiv të skuadrës angleze.Pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike dhe komenteve rreth paraqitjeve të tij, Wirtz ka theksuar se nuk shqetësohet nga opinionet e jashtme dhe se përqendrimi i tij mbetet vetëm te futbolli. “Ndoshta jam thjesht një djalë interesant. Unë vetëm luaj futbollin tim. Nëse njerëzit duan të flasin për mua apo të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Unë nuk përqendrohem te këto gjëra”, deklaroi Wirtz.“Unë thjesht dua të luaj futboll dhe nuk mund të bëj më shumë se kaq”, shtoi reprezentuesi gjerman.Me paraqitjet e fundit, Wirtz po synon të lërë pas periudhën e vështirë të fillimit të sezonit dhe të dëshmojë cilësitë e tij te Liverpooli, ndërsa forma e tij në rritje përbën një sinjal pozitiv për skuadrën në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…