Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu shkaktua nga disa bashkëmoshatare të së njëjtës shkollë, familja Krasniqi ka vendosur të largohet përfundimisht nga Kosova. Ata pretendojnë se vendimi i vështirë u mor për shkak se asnjë institucion, as arsimor, social e i drejtësisë nuk e trajtoi siç duhet rastin.Dhuna u filmua, pamjet u shpërndanë, historia thuajse u harrua, por plagët që erdhën si pasojë e saj, asnjëherë.Ato vazhdojnë të rëndojnë mbi një të mitur nga Gjilani, e cila sipas familjes, nuk arriti ta tejkalonte traumën, ndërsa institucionet nuk i ofruan mbështetjen e nevojshme.Në gusht të vitit 2025, vajza u bë viktimë e një rrahjeje brutale nga bashkëmoshataret e saj.Me fillimin e vitit shkollor, për të nisi një përballje tjetër, kësaj radhe jo në rrugë, mirëpo brenda mureve të shkollës, ku vijonin mësimin vajzat që e sulmuan.Për familjen, kjo situatë e bëri edhe më të rëndë përjetimin e traumës. Kështu duke pretenduar se vajza nuk mori trajtimin e duhur, ata vendosën që të largohen përfundimisht nga Kosova.“Jemi detyru pas 50 viteve unë dhe familja ime, unë kam pas karrierë në Gjilan edhe si punëtor i arsimit edhe si muzikantë, jam detyru më lënë Kosovën, gruaja ime ka qenë farmaciste, magjistër e ka lënë punën dhe profesionin, djali im ka braktisë studimet, vajza ime e ka lënë shkollën. Traumat dhe lëndimet janë të pashërueshme dhe të përjetshme”, ka theksuar Arben Krasniqi, prindi i të miturës.Sipas Krasniqit, asnjë nga institucionet komunale e qendrore nuk morën masat e duhura për mbrojtjen e vajzës.“Nëse flisni për Ministrinë e Arsimit, absolutisht jo. Me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan kemi pas një takim të pafrytshëm, trajtim jo profesional, nuk e kanë trajtu asnjëherë rastin me seriozitet”.Në lidhje me këtë televizioni Dukagjini ka vizituar shkollën fillore në Gjilan, të cilët përmes një përgjigje me shkrim, kanë treguar për hapat e ndjekur.“Psikologia e shkollës ka qenë në komunikim dhe bashkëpunim të va
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
